“The New York Times”
Qëkur presidenti francez Fransua Holond, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend, pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, janë kryer më shumë se 2700 bastisje policore. Ka rezultuar se ato kanë patur pak të bëjnë me terrorizmin, ndërsa kanë traumatizuar qytetarët e prekur.
Shumica e këtyre bastisjeve janë kryer në shtëpitë, bizneset, xhamitë dhe dhomave të lutjes së myslimanëve. Profilizimi etnik nga ana e policisë i minoriteteve në Francë – i denoncuar si diskriminues nga një Gjykatë e Apelit në Paris në muajin qershor – është rikthyer në formën e një hakmarrje, në një kohë që krimet e urrejtjes kundër myslimanëve janë në rritje. Jaser Luati, zëdhënës i organizatës ‘Së bashku kundër Islamofobisë në Francë”, paralajmëron: ”Pakica muslimane në Francë, ndjen se është duke u trajtuar si një armik publik”.
Gjendja aktuale e jashtëzakonshme, i jep qeverisë franceze kompetenca të jashtëzakonshme, duke përfshirë autoritetin për të kryer kontrollet e shtëpive, pa një urdhër paraprak nga institucionet përkatëse, mbyllur shoqata dhe kufizuar të drejtën e zhvillimit të tubimeve paqësore – të gjitha këto pa asnjë mbikëqyrje gjyqësore.
Individët mund të paraqesin ankesa kundër qeverisë në gjykatë, por vetëm pas faktit të kryer. Shumë prej të prekurve, thonë se nuk kanë asnjë ide, se pse ata ishin në shënjestër. Presidenti Holond argumenton se Franca gjendet në luftë me një lloj të ri armiku – terrorizmin islamik, të gatshëm për të goditur në tokën franceze – dhe se qeveria duhet të ketë dorë të lirë për të marrë masat e duhura kundër këtij kërcënimi.
Nuk ka dyshim që ai ka për detyrë ta mbajë Francën të sigurtë, dhe të parandalojë sulmet e mundshme në të ardhmen, por shefi i Elizeut i ka tashmë mjetet e mjaftueshme në dispozicion për ta bërë këtë, duke përfshirë edhe mbikëqyrjen e gjerë, dhe kompetenca të tjera të reja, të përftuara nga një sërë ligjesh kundër terrorizmit, të miratuara në të dyja dhomat e parlamentit, qëkurse ai është zgjedhur në këtë detyrë.
Asgjë nen i ligjeve aktuale të Francës, nuk e pengoi Holond të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në 13 nëntor, apo siguruar me sukses vazhdimin e saj nëpërmjet deri në 26 shkurt përmes një vendimit të posaçëm të parlamentit. Por zoti Holond dëshiron të shkojë më tej, dhe të ndryshojë Kushtetutën e Francës, për ta bërë më të lehtë për qeverinë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, zhdukjen e mundësisë për të sfiduar në mënyrë ligjore veprimet e qeverisë nën një gjendje të jashtëzakonshme, duke përfshirë kontrollet dhe paraburgimet pa mandate gjykatash, si dhe të bëjë të mundur zhveshjen e shtetasve të lindur me shtetësi të dyfishtë, të dënuar për krime të lidhura me terrorizmin. (Qytetarëve të natyralizuar me dyshtetësi, tashmë mund t’u hiqet shtetësia e tyre franceze.)
Shumica e më shumë se 3 milionë shtetasve francezë me shtetësi të dyfishtë, mbajnë shtetësinë e tyre të dytë të një vendi me shumicë myslimane, ku kanë lindur një ose të dy prindërit e tyre. Në fakt, ndryshimi i amendamentiu mbi shtetësinë synon muslimanët e lidnur në Francë. Ai ka provokuar një stuhi polemikash, ashtu siç ndodhi në vitin 2010, kur e njëjta gjë u propozua nga ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi.
Në atë kohë, zoti Holond dhe socialistët e tjerë të shquar, e dënuan hapur atë propozim, duke argumentuar se duke vepruar në këtë mënyrë, do të shkatërrohej një nga gurët themelorë të demokracisë franceze:barazia e të gjithë qytetarëve para ligjit.
Muajin e kaluar, qeveria franceze pranoi ndryshimet e propozuara në Kushtetutën e vendit. Ato do të debatohen në parlament në muajin shkurt. Parlamenti duhet t’i refuzojë këto ndryshime të panevojshme dhe përçarëse kushtetuese. Yshtja për të zvogëluar liritë qytetare dhe dhënies fund të garantizmit gjyqësor, vetëm sa do të zmadhojë potencialin për abuzime me pushtetin, pa e bërë më të sigurtë publikun.
Në shqip nga bota.al