Bordoja është zgjedhur qyteti më i mirë në botë, sipas listës së qyteteve më të mirë të Lonely Planet, në Travel 2017.
Lonely Planet theksoi përvojën e bukur të vizitorëve në qytetin francez të verës, Cité du Vin, revolucionin “gastronomik” të tij dhe linjën e hekurudhës me shpejtësi të lartë si arsye për të cilat i ishte dhënë titulli.
I dyti në listë ishte Kejp Taun, në sajë të atraksioneve të reja kulturore si Muzeu Zeitz i Artit Bashkëkohor Afrikë, ndërsa në vendin e tretë ishte Los Angeles, i cili ka pësuar një zgjerim të metrosë dhe ka pothuajse 50 hotele të reja në ndërtim.
10 qytetet më të mira, sipas “Lonely Planet’s Best in Travel 2017” janë:
1. Bordo, Francë
2. Kejp Taun, Afrika e Jugut
3. Los Anxheles, SHBA
4. Merida, Meksikë
5. Ohri, Maqedoni
6. Pistoia, Itali
7. Seuli, Korenë e Jugut
8. Lisbona, Portugali
9. Moska, Rusi
10. Portland (Oregon), SHBA.