Shkence

LUCA, i fundmi paraardhës universal i gjithë njerëzve mbi Tokë, ishte “gjysmë i vdekur”

screen-shot-2016-09-16-at-11-34-09A e dini se kush janë paraardhësit tuaj, apo jo? Pa marrë parasysh se kush jeni, ju mund të pretendoni se LUCA-n është një paraardhës. LUCA formohet nga inicialet në anglisht të “i fundit paraardhës universal i përbashkët”, dhe ka të ngjarë të jetë qenia një-qelizore, nga e cila e ka origjinën e gjithë jeta mbi Tokë. Është e mundshme që LUCA ka jetuar rreth 4 miliardë vjet më parë, dhe të ketë pjellë dy grupe të jetës një-qelizore: bakteret dhe Archaeat. Shkencëtarët gjithashtu besojnë se 355 familje proteinash e kanë prejardhjen nga LUCA. Ideja që LUCA ishte vetëm gjysmë e gjallë vjen nga një teori që LUCA nuk kishte një funksion që është i zakonshëm për pothuajse të gjitha qelizat e gjalla: dërgimin e joneve nëpër një membranë, për të krijuar një gradient elektrokimik. Më pas, gjallesa e përdor atë gradient për të prodhuar një molekulë të pasur me energji, Studimet sugjerojnë LUCA nuk mund të gjeneronte atë gradient, por mund të krijonte molekulën e pasur me energji, duke përdorur një gradient ekzistues. Kjo teori hedh idenë se jeta në tokë, në fillimet e saj, ka përdorur gradientë natyrorë mes ujit të ëmbël dhe ujit të kripur, për të siguruar energjinë. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button