Nga Anders Aslund
Uashington – Ekonomia e Ukrainës mund të mos jetë më në rënie të lirë, por ajo mbetet gjithësesi në vështirësi. Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit ra me 6.8 përqind vitin e kaluar, dhe parashikohet të pësojë një tjetër tkurrje prej 9 përqind këtë vit – një humbje totale prej 16 përqind në shumë se dy vjet.
Ndërsa gjërat duken, në një farë mase, të jenë stabilizuar – zhvlerësimi i hrivnias ka eliminuar defiçitin aktual të pagesave në vend, dhe një rregullim masiv fiskal e ka sjellë buxhetin e Ukrainës në një bilanc normal në 3-mujorin e dytë të këtij viti – gjendja mbetet e pasigurtë.
Sfidat kryesore ekonomike të Ukrainës, nuk kanë lindur në shtëpi;ato janë rezultat i agresionit rus. Fqinji lindor aneksoi Krimenë, sponsorizoi rebelët në Ukrainën Lindore, zhvilloi një luftë tregtare, ndërpreu qëllimisht furnizimin e saj me gaz natyror, dhe së fundmi po kërcënon me sulme financiare.
Deri më tani, Ukraina ka arritur mrrekullisht t’i bëjë ballë këtyre sulmeve, me pak mbështetje ndërkombëtare – por ajo ka një nevojë të dëshpëruar për ndihmë. Aneksimi rus i Krimesë në mars 2014, konfiskoi 4 përqind të PBB-së së Ukrainës. Prej atij momenti, forcat rebele të mbështetura nga rusët, kanë pushtuar territoret në Ukrainën Lindore, që përbënin 10 përqind të PBB-së së vendit në vitin 2013.
Me prodhimin e rajonit të Donbasit, që ka rënë me 70 përqind muajt e fundit, kjo ka një kosto prej 7 përqind të PBB-së, referuar vitit 2013. Që nga viti 2013, sanksionet tregtare të Moskës kanë reduktuar me 70 përqind eksportet e Ukrainës në Rusi– duke llogaritur një rënie prej 18 përqind të totalit të eksporteve jashtë vendit.
Vetëm vitin e kaluar, eksportet e Ukrainës në Rusi – në të cilat përfshihen makineri, çelik, mallra bujqësore, dhe kimikate – u përgjysmua. Çështjet logjistike, mungesa e lidhjeve tregtare, dhe specializimi i disa produkteve, çka do të thotë se mallrat nuk mund të ridrejtohen në një periudhë afatshkurtër. Unë vlerësoj se humbja ka të ngjarë të korrespondojë, me një rënie prej 6 përqind të PBB-së së Ukrainës.
Biznesmenët kudo janë të shqetësuar mbi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, dhe logjikisht vetëm pak prej tyre duan të investojnë në një zonë lufte. Për rrjedhojë, investimet e huaja direkte në Ukrainës, të cilat ishin pak më shumë se 3 përqind të PBB-së para fillimit të luftimeve, kanë avulluar. Kjo përbën një reduktim korrespondues, prej 3 përqind të PBB-së.
Përveç kësaj, Ukraina është përballur me një ndërprerje të vazhdueshme të furnizimit me gaz. Ndërkaq një sulm financiar, mund të ndodhë së shpejti. Duke lënë mënjanë Krimenë, ne mund të përpiqemi në një mënyrë konservatore, të përmbledhim humbjet ekonomike të Ukrainës nga agresioni i Rusisë.
Rreth 7 të PBB-së të humbur nga pushtimi i Ukrainës Lindore, 6 përqind nga humbjet si pasojë e sanksioneve tregtare, plus 3 përqind nga humbja e investimeve të huaja direkte, duke shkuar në 16 përqind të PBB-së – që është shuma e përgjithshme, që Ukraina vlerësohet të ketë humbur që nga fillimi i 2014-ës, deri në fund të këtij viti.
Qëllimi i dukshëm, por i pashpallur i Rusisë, është të sigurojë që Ukraina demokratike të dështojë, pa u parë si tërësisht fajtore se e ka shkaktuar këtë dështim. Kjo çon në një përfundim të rëndësishëm:Ukraina nuk është fajtore, por viktimë, dhe se ajo duhet të trajtohet në përputhje me rrethanat.
Dikush nuk e llogarit agresionin ushtarak vetëm me kreditë e stabilitetit financiar, por edhe me mbështetjen ushtarake. Vendet evropiane duhet ta vënë re këtë, duke pasur vrullin agresiv të Kremlinit në Baltik dhe në Ballkan, ka pak arsye për të besuar se kërcënimi rus, është i kufizuar vetëm në Ukrainë.
Shpërndarja e armëve në Ukrainë para sulmeve të Rusisë, haptazi ose fshehurazi, duhet të jetë prioritet. Në 1 korrik, Rusia hapi një front të ri të luftës ekonomike ndaj Ukrainës, kur gjigandi i energjisë “Gazprom”, që është kryesisht në pronësi të shtetit rus dhe ndjek në mënyrë skllavërore objektivat e politikës së jashtme ruse, vendosi në mënyrë të njëanshme të ndërpresë furnizimin me gaz të vendit.
Duke pasur parasysh tepricat globale të gazit, Evropa në pozicionin për t’i treguar Rusinë, duke shmangur gjuhën e drunjtë, se praktikat e saj korruptive nuk janë më të pranueshme. Në veçanti, Komisioni Evropian duhet të insistojë që Ukraina të jetë në gjendje të vazhdojë të importojë gaz nga “Gazprom”, në mënyrë që të shtojë furnizimet evropiane.
Për më tepër, lufta ekonomike e ka bërë pothuajse të pamundur për Ukrainën, të merret me emergjencën humanitare që ka shkaktuar agresioni rus:më shumë se 6 mijë qytetarë të vrarë, dhjetëra mijëra të plagosur, dhe 1.3 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit. Bashkësia ndërkombëtare, përsëri me BE-në në krye, duhet të sigurojë një ndihmë të konsiderueshme humanitare.
Programi i stabilizimit që Ukraina ka me Fondin Monetar Ndërkombëtar, është i shëndoshë por me fonde të pamjaftueshme. Duhet një kredi shtesë prej afro 10 miliardë dollarësh, të nevojshme për të rritur rezervat ndërkombëtare të Ukrainës dhe stabilizuar monedhën e vet, në mënyrë që kontrollet të mund të hiqen.
Këto para duhet të vijnë nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, Brukseli duhet ta bëjë luftën tregtare të Rusisë me Ukrainën, pikën qëndrore të çdo negociate tregtare me Kremlinin.
Dhe duhet të heqë kuotat e saj të rreptësisht të kufizuara të importeve të Ukrainës.
Së fundmi, lipset ndjekur çdo rrugë ligjore për llogaridhënien e Rusisë. Sanksionet kundër miqve të presidentit rus Vladimir Putin, jo vetëm që duhet të vijojnë, por madje duhen thelluar.
Dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të vazhdojnë pas hetimit të suksesshën të korrupsionit në FIFA, të godasin kriminelët në regjimin e ish-presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviç dhe rrethin e Putinit. Duke pasur parasysh, se shumë prej tyre kanë llogari bankare ndërkombëtare në dollarë amerikanë, ata janë subjekt i organeve amerikane të hetimit. Ukraina s’duhet të lihet të përballet e vetme me Rusinë.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate – Russia’s War on Ukraine’s Economy
Bota.al