Ngjarje historike që u nxitën nga rrethanat e pazakonta
Kur forcat arabe shpallën qëllimin e tyre për të pushtuar Izraelin në vitin 1967, besohej gjerësisht se izraelitët nuk kishin asnjë shans t’i bënin ballë. Përmes rastësive të mahnitshme – të cilat shumica e izraelitëve ia atribojnë ndikimit shpirtëror – lufta u kthye në një bumerang për arabët, ndërsa Izraeli në fund arriti të zgjerojë me 2 herë territorin që kishte pushtuar më herët.
Që para se të vendosej fillimi i pushtimit, komandanti i forcave egjiptiane në Sinai ishte urdhëruar të ndryshonte oficerët, por zëvendësit nuk dinin thuajse asgjë rreth terrenit izraelit. Tre orë para se sulmit ajror izraelit të shkatërronte Forcat Ajrore Egjiptiane, inteligjenca egjiptiane u përpoq në fakt të njoftonte forcat sulmuese tokësore, por për disa arsye të panjohura, askush nuk e informoi komandantin.
Kur u zbuluia prania e një avioni luftarak izraelit nga inteligjenca në Jordaninë veriore, u dërgua alarmi i kuq në Kajro, por sërish për disa arsye të panjohura, mesazhi nuk mundi të deshifrohej. Së fundmi, kur sulmet ajrore izraelite ndodhën vërtet, asnjë zyrtar i lartë nuk gjendej aty pranë për të bërë diçka, pasi e kishin kaluar një natë më parë duke parë një shfaqje vallëzimi belly dancing. /bota.al