Mund të jemi vetëm 30 sekonda larg Luftës së Tretë Botërore teksa tensionet ndërkombëtare mbi Sirinë rrezikojnë të shpërthejnë si fuçi baruti. Turqia pranoi se rrëzoi një avion ushtarak rus me pretendimin se dhunoi hapësirën e saj ajrore. Rusia e hodhi poshtë pretendimin për shkeljen e hapësirës. Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond e përshkruan sitautën si “potencialisht serioze”. Por a e ka ajo potencialin për t’i shndërruar në një konflikt më të gjerë?
Hapësira ajrore siriane është e komplikuar
Teksa hapësira ajrore mbi Siri është gjithnjë e më shumë e mbushur, komandantët ushtarakë i frikësohen përplajes së avionëve të luftës, helikopterëve, dronëve e aketave – çka mund të ketë pasoja globale. Ekspertët ushtarakë paralajmërojnë se duke pasur parasysh trafikun e dendur ajror, është një rrezik real që një avion të goditet gabimisht. Kjo do të thotë se mund të jemi vetëm disa sekonda nga një përshkallëzim i papritur që do të na çojë në buzë të luftës”. Disa avionëve amerikanë u është dashur t’i braktisin shenjestrat e tyre vetëm për të evituar përplasjen me avionët rusë. Në një rast, gjeneral – lejtnant Charles Brown, komandati që drejton bombardimet ajrore amerikane në Siri, tha se avionët amerikane dhe ata rusë ishin vetëm 20 milje larg njëri – tjetrit, çka do të thotë, se me shpejtësinë që ata udhëtojnë, ishin vetëm 30 sekonda larg përplasjes.
Me vendosjen e aeroplanmbajtëses kineze Lianonig në brigjet siriane, e pozicionuar për të lejuar avionët J-15 që të ndërmarrin sulme ajrore, frika e gabimeve është rritur më tej. Andrew Foxall, një ekspert rus i organizatës “Henry Jackson Society”, thotë se një gabim mund të çojë në një “incident diplomatik të përmasave katastrofike”.
Por makthi më i madh është se lufta e afërme e një koalicioni anti – ISIS kundër trupave të Asad që mbështeten nga Putin, mund të çojë në spiralen e një konflikti të gjithanshëm. Foxall thotë se: “Rusia ka një objektiv shumë të ndryshëm nga NATO. Interesi kryesor i Rusisë është të mbajë në këmbë regjimin pro-rus në Siri”. Ndërhyrja e Kinës e ka komplikuar më shumë çështjen, me frikën se ajo mund të përdorë sulmet kundër ISIS si justifikim për të sulmuar rebelët sirianë që janë kundër regjimit të Asadit. Ekziston gjithashtu shqetësimi se Rusia po kërkon të zgjerojë influencën e saj në vende të tjera të rajonit, veçanërisht tek myslimanët shiitë në Irak dhe Iran, të urryer nga ekstremistët sunitë si ISIS.
Iraku është gati të ndjekë shembullin e Sirisë dhe t’i kërkojë Rusisë të nisë sulmet ajrore kundër ISIS, si rezultat i një punë disa mujore i shërbimeve sekrete të Putinit. Me Iranin që e ka lejuar Rusinë të përdorë hapësirën e tij ajrore, dy aleanca rivale të fuqishme janë shfaqur në Lindjen e Mesme, njësoj si në Luftën e Parë Botërore. Tensionet u rritën pas lajmeve se lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, ishte larguar në “kushte të panjohura” pasi karvani i tij ishte bombarduar nga forcat irakene. Putin sulmoi perëndimin duke thënë: “Ata thonë se po luftojnë terrorizmin, por nuk po japin rezultate”.
Por ish –sekretari i Përgjithshëm i NATO –s, gjenerali Jaap de Hoop Scheffer it ha Channel 4 se: “Putin do të bjerë në kurthin e tij. Ai do të jetë anti-Krishti për çdo sunit në Lindjen e Mesme”. Teksa tensioni po përshkallëzohet në kufirin sirian, incidenti mes Rusisë dhe Turqisë e ka rritur temperaturën. Turqia reagoi e alarmuar kur Rusia nisi të bëjë hetime në hapësirën e saj ajrore. NATO e paralajmëroi Rusinë se do të mbrojë anëtarët dhe aleatët, nëse do të jetë e detyruar”.
Britania e Madhe po dërgon 100 trupa special në Poloni, Estoni, Lituani dhe Letoni për t’u mbrojtur kundër një agresoni të mëtejshem nga Rusia, pas ndërhyrjes në Ukrainë dhe rritjes së ndërhyrjeve të Rusisë në hapësirën ajrore britanike. Ish –shefi i shërbimit sekret britanik MI6, John Sawers, paralajmëron se Rusia dhe Perëndimi do të përplasen nëse Putin nuk bashkëpunon me koalicionin e drejtuar nga SHBA./Lapsi.al