Bota

Lufta saudite ndaj arit të zi, për të ndalur SHBA, Rusinë dhe Iranin

oil saudi

Prapa rekordit të ri negativ të çmimit të naftës, janë lëvizjet e Arabisë Saudite. Për të ruajtur hegjemoninë, bëjnë presion për uljen e çmimeve për të frenuar nxjerrjen e naftës nga shtresat argjilore në SHBA, rikthimin e iranit dhe bizneset e Rusisë

Çmimet e naftës në Londër kanë pësuar një rënie me 2% duke e ‘thyer” kështu dyshemenë psikologjike prej 40 dollarë për fuçi dhe duke prekur kuotën 39.99 dollarë.

Eshtë hera e parë, që nga shkurti 2009.

Të premten e kaluar, OPEC mori një vendim për të mos ulur prodhimin.

Në fakt, rekordi i ri negativ i arit të zi nuk duhet të na befasojë, sepse tashmë luhatja e çmimeve nuk ka fare të bëjë me dinamikat e natyrshme të kërkesës dhe ofertës.

Prapa kësaj “lufte në të kundërt” është regjia e Arabisë Saudite, e cila duke qenë prodhuesja kryesore e naftës në botë, po përpiqet të përdorë çmimet për të zhvilluar një luftë ekonomike kundër SHBA, Rusisë dhe Iranit.

Eshtë një luftë e cila vjen e ndërthuret me tensionet gjeopolitike që po shkundin Lindjen e Mesme.

Sa më shkatërrimtar që bëhet konflikti në Lindjen e Mesme, aq më shumë bie çmimi, shpjegojnë ekspertët. Por është një paradoks, sipas tyre. Sot arma e naftës është përmbysur. Arabia Saudite ka injoruar tërësisht tavanet për prodhimin e naftës të vetët dhe të OPEC-ut, për të mbajtur “në tapet” Iranin, Rusinë, si dhe për t’i bërë ballë rritjes së prodhimit nga shtresat argjilore prej SHBA.

U bë kohë tashmë, që Riadi po përdor një strategji agresive për të goditur konkurrentët.

Në shënjestër të sauditëve është sidomos Amerika. Për të ‘gjunjëzuar” amerikanët, ata ulin çmimet e naftës, deri në atë pikë sa e bëjnë të pavolitshme për amerikanët nxjerrjen e naftës nga shtresat argjilore. Sipas disa analistëve të sektorit të naftës, kjo mënyrë naftënxjerrëse që përdor SHBA ka nevojë për një çmim 70 dollarë për fuçi, që të ketë fitime.

Duke mbajtur të ulët çmimet e naftës, Arabia Saudite shpreson edhe të pengojë hyrjen në treg të Iranit, që siç shkruan Huffington Post, “është i vetmi gjigand në zonë, në gjendje të përballojë hegjemoninë në Gjirin Persik të sauditëve”.

Në të vërtetë, strategjia e Riadit nukë shtë aspak me kosto zero. Madje po i kushton shumë. Vetëm gjatë 2015-ës, shpenzimet kanë arritur në 150 miliardë dollarë, për shkak të luftës së çmimit.

Në sfondin e strategjisë saudite për të ruajtur hegjemoninë mbi naftën lëvizin gjithësesi kërkesa dhe oferta. E para vazhdon të mbetet e dobët për shkak të rimëkëmbjes së dobët të ekonomisë botërore dhe zvogëlumit të konsumeve.

Nëse nga njëra anë kërkesa mund të rritet, nga ana tjetër oferta është gjithmonë negative. Rreziku është që aktiviteti i tepruar i Rusisë dhe rikthimi së afërmi i Iranit, do ta rrisin ofertën shumë përtej kërkesës. Nëse ndodh, çmimet do të mbeten shumë të ulët.

Pra, sipas ekspertëve, nuk do të jetë situatë tranzitore, por ekonomitë duhet të mësohen të bashkëjetojnë me naftën e ulët.

Nëse nga një anë mund të jetë gjë e mirë për konsumet dhe kompanitë e prodhimit të automobilëve, nga ana tjetër do të jetë një goditje tjetër ndaj inflacionit. Politika monetare, përmbyllin ekspertët, sidomos në Europë, synon shumë rritjen e çmimeve të naftës, gjë e cila mund të mos ndodhë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button