Për adoleshentët në vitet nëntëdhjetë, Luke Perry ishte mishërimi i personit “cool”. Si djalë i keq me një zemër flori, Dylan McKay në dramën për adoleshentë Beverly Hills 90210, aktori personifikonte djaloshin me të cilin të gjithë vajzat donin të dilnin (por që nuk e çonin dot kurrë në shtëpi tek mami dhe babi), dhe si i cili, të gjithë djemtë donin të ishin.
Jashtë ekranit, Perry nuk është se e shfrytëzonte shumë statusin e tij si vjedhës i zemrave. Vdekja e tij tragjike në moshën 52 vjeç në 4 mars, pas një ataku që pësoi në 27 shkurt, u ndje fort nga miliona njerëz që ishin rritur duke parë 90210, dhe e kishin parë të rikthehej në zhanrin që e bëri të famshëm, në framën aktuale për të rinj, Riverdale.
Në rolin e Fred, babai i personazhit kryesor Archie, Perry ishte jo vetëm babai i lezetshëm që u jepte prindërve një arsye ta shihnin, por ai ofronte edhe arsye për mbështetje emocionale për personazhet më të rinj. Në një serial të mbushur me prindër të tmerrshëm që bëjnë gjëra të tmerrshme, Fred tregonte integritet dhe mirësi, pa qenë një tip që vret gëzimin. Ikja e tij nga kjo botë do ketë një impakt shumë të fortë, qoftë nëse jeni rritur me posterin e tij në dhomën e gjumit, qoftë nëse do të donit të ishte babai juaj. / bota.al