“Unë mbështes lirinë e të shprehurit, e të bërit të gjërave që beson, e të ndjekurit të ëndrrave që ke”.
“Fuqi do të thotë të të thonë se nuk të do asnjë, por sërish të mos ndihesh keq nga kjo gjë”.
“Pavarësisht se kush je, pavarësisht se çfarë ke bërë, pavarësisht se nga ke ardhur, ti mund të ndryshosh përherë, të bëhesh versioni më i mirë i vetes”.
“Nuk më pëlqejnë gjërat e lehta. Gjërat e lehta nuk të ndihmojnë të rritesh. Gjërat e lehta nuk të nxisin tëmendohesh”.
“Lumturia qëndron në duart e tua”.
“Është më mirë të jetosh një vit si një tigër, se sa njëqind vite si një qengj”.
“Nëse diçka është e hidhur në fillim, ka për të qenë e ëmbël në fund”.
“Unë kam qenë e njohur dhe e panjohur, e suksesshme dhe e pasuksesshme, e dashur dhe jo e dashur dhe sërish e di se sa pa kuptim është gjithçka. Për këtë arsye ndihem e lirë të marr përsipër çdo risk qëdëshiroj”.
“Shumë njerëz kanë frikë të thonë se çfarë duan, për këtë arsye nuk e marrin atë që duan”.
“Nuk më intereson nëse të tjerët më urrejnë apo më duan, për aq kohë sa unë i bëj të mendohen”.