Horizonti.al

Mafia famëkeqe japoneze e Jakuzës. Fakte pak të njohura për sindikatën më të madhe të krimit në botë

Sindikatat që i përbëjnë, ritualet, tatuazhet, lidhjet me politikën…

Screen Shot 2016-04-20 at 10.17.58

  • Origjina e Jakuzës mbetet disi e paqartë, por besohet se e ka prejardhjen nga dy klasifikime që u shfaqën në mesin e periudhës Edo (1603-1868): tekiya, ata që kryesisht shisnin mallra të paligjshëm, të vjedhur ose të falsifikuar; dhe bakuto, ata që merreshin me baste.
  • Aktualisht janë më shumë se 58 mijë pjesëtarë aktivë të Jakuzës. Megjithatë, në gjithë botën Jakuza ka më shumë se 102 mijë anëtarë, gjë që e bën organizatën më të madhe të krimit në botë.
  • Jakuza përbëhet nga 3 sindikata kryesore, më e madhja e të cilave është Yamaguchi-gumi, me më shumë se 55 mijë anëtarë, e ndarë në 850 klane. Familja Yamaguchi vepron ndërkombëtarisht dhe ata u bënë madje shënjestër e sanksioneve të qeverisë së SHBA, gjatë një aksioni kundër krimit të organizuar.
  • Policia japoneze dhe media me kërkesë të policisë, e quajnë Jakuzën “boryukodan”, që do të thotë “grupe të dhunshme”, ndërkohë që anëtarët e Jakuzës e quajnë veten “ninkyo dantai”, që do të thotë “organizata kalorësiake”.
  • Jakuza është e përbërë pothuaj tërësisht nga burra, dhe ka disa gra të përfshira në grup. Gratë e Jakuzës quhen “ane-san”, që do të thotë “motrat e mëdha”.
  • Sumo dhe Jakuza kanë qenë të ndërlidhura prej kohësh. Mundësit e dështuar të sumos shpesh herë përfundojnë si ushtarë të Jakuzës, dhe ish mundës të sumos kanë qenë madje edhe bosë të Jakuzës.
  • Anëtarët e Jakuzës janë të famshëm për tatuazhet në të gjithë trupin. Këta tatuazhe, të njohur si irezumi në Japoni, shpesh herë janë “të bërë me dorë”, që do të thotë që boja futet nën lëkurë me mjete joelektrike, që kanë gjilpëra prej bambuje të mprehur apo çeliku. Proçedura është shumë e kushtueshme, e dhimbshme, dhe mund të kërkojë vite të përfundohet.
  • Jakuza ka qenë gjithmonë e përfshirë në politikë në Japoni. Një numër politikanësh të profilit të lartë, përfshirë disa ministra dhe madje edhe kryeministra, është provuar se kanë patur lidhje me organizatën.
  • Jakuza ka disa rituale të çuditshme. Yubitsume, për shembull, kërkon prerjen e gishtit të vogël si shenjë pendese apo faljeje. Origjina e saj buron nga mënyra tradicionale e mbajtjes së një shpate japoneze. Heqja e gishtit dobëson mbërthimin e shpatës, duke e bërë personin të mbështetet më shumë tek grupi për mbrojtje, duke reduktuar kështu veprimet individuale.
  • Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA, Yamaguchi-gumi kanë një pasuri 80 miliardë dollarë, gjë që i bën një prej bandave më të pasura në botë.
  • Që të bëhen anëtarë të familjes yamaguchi-gumi, japonezët duhet të kalojnë një provim me shkrim ku të shfaqin njohuritë e mundshme për rregullat e gangsterëve.

Leave a Reply

Back to top button