Shkence

Makina që kap shpejtësinë 1 mijë milje në orë

Zhvillime shkencore që do të jenë më të bujshmet për vitin 2015
Jonathan Amos, korrespondent shkencor, BBC

makinaBum, bum! Një nga tingujt që i paraprin ardhjes së vitit 2015, do të jetë prova e dyfishtë e makinës britanike “Detektivi SSC”, që do të tentojë të thyejë shpejtësinë e zërit. Me motorin reaktiv “Eurofighter-Typhoon”, (motor i lidhur me një miniraketë), automjeti shpresohet të përmirësojë rekodin e deritanishëm botëror të garave “Land Speed Record”, prej 763 miljesh në orë (1.230 kilometra), të vendosur nga Andy Green në Thrust SSC vitin 1997.
Komanda e flotës ajrore të RAF-it britanik, do të monitorojë gjithçka, kur “Detektivi SSC” në fund të këtij viti, do të përshkojë pistën e improvizuar mbi një liqen të tharë në pjesën veriore të Kepit, Afrika e Jugut. Së fundmi, qëllimi është qenë vendosja e një rekordi të ri botëror, përtej shpejtësisë prej 1 mijë miljesh në orë (1.610 kilometra), por që për të cilin duket se do të pritet deri në vitin 2016.
Në fakt, ka qenë një luftë e mirëfilltë që në fillim. Gjetja e zgjidhjeve teknike, për të ruajtur makinën nga turbulencat ajrore gjatë udhëtimit me shpejtësi të lartë, ka qenë arsyeja kryesore se përse projekti është vonuar me 4 vjet, dhe për pasojë kostot financiare janë 3-fishuar. Por ekipi beson, se tani është i gatshëm të lërë “shenjën” e tij në histori.
Në vitin 1997, gara e “Thrust SSC“, ishte një nga historitë e para që do të raportoheshin atëherë nga faqja e internetit të BBC-së. Shërbimi ynë në rrjet, kishte filluar vetëm disa javë më parë. Ne kishim disa kopje fillestare të tekstit, e pasuar nga disa imazhe modeste, para se një video e infiltruar nga ekipi i BBC, të rregjistronte ngjarjen. Sa kanë ndryshuar kohët!
“Detektivi SSC”, do të pajiset me kamera dhe sensorë, sikurse do të jetë e mbushur edhe pista 11 milje të gjatë (18 km) e garës, e përgatitur posaçërisht për të në “Hakskeen Pan”. Të gjitha këto të dhëna, do të transmetohen në kohë reale për një audiencë globale në internet. Pritet që kjo të jetë një nga zhvillimet inxhinierike më të shquara të vitit 2015./bbc/

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button