Motivuese

Mamaja transformon karriken me rrota të të bijës invalide, në karrocë të Hirushes

Ka nëna më të zonja dhe me më shumë imagjinatë se sa zana e Hirushes! Domethënë, ajo që iu shfaq Hirushes kur mbeti vetëm në shtëpi dhe në lot nga njerka e mbrapshtë dhe motrat e saj.

Tiffany, ky është emri i nënës fantastike, që ka përmbushur ëndrrën e vogëlushes së saj Roslyn, një vajzë 3-vjeçare që vuan nga një sëmundje e cila e ka lënë invalide.

Roslyn nuk mund të qëndrojë ose të ecë për shkak të një gjendje që dobëson muskujt dhe sistemin skeletor. Fëmija është fatkeqësisht e detyruar të lëvizë në një karrige me rrota. Ajo i do përrallat, princeshat dhe Hirushja është e preferuara e saj, siç mund ta keni kuptuar.

Nëna e saj i dha një dhuratë të veçantë në Halloëeen e fundit. Me dashuri të pafund dhe shumë imagjinatë, e ktheu karriken e saj me rrota në një karrocë të denjë për Hirushen.

Me krijimtarinë e saj dhe ndihmën e disa dekorimeve të Krishtlindjeve, dritat që përdoren për dekorimet e bredhit, Tiffany ka rikrijuar plotësisht një karrocë elegante për princeshën e saj!

Hirushja niset për festë!

“Doja ta shihja të lumtur, thotë kjo super nënë, kam dashur që ajo të dalë dhe të shijojë atmosferën e festës, si të gjithë fëmijët e tjerë.”

Dhe me këtë ide të mrekullueshme, a mund të mungojë veshja për Roslynën e vogël? Sigurisht që jo, dhe kështu nëna mendoi edhe për këtë.

Si në versionin më të mirë të filmit Disney u gjet edhe veshja e çmuar e princeshës, me hije blu dhe jargavan, për lumturinë e kësaj vajze të bukur.

“Hirushja është një nga personazhet e preferuar të princeshës time të vogël, vazhdoi Tiffany, dhe për mua ta shihja të lumtur dhe rrezatuese ishte një emocion unik.”

Ka shumë prindër që duhet të ndeshen me fate që nuk do të donin kurrë t’i kishin, siç është ajo e një sëmundje paaftësie për fëmijën e tyre. Dhe, për fat të mirë, ka edhe shumë si kjo nënë. Gati për çdo gjë, për një buzëqeshje më shumë. / bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button