Motivuese

“Mami më mësoi si të isha mamaja që jam sot për vajzat e mia”. Kjo është fëmijëria e Michelle Obama

Michelle është ndër ata persona që nuk është hapur në media gjatë gjithë viteve të presidencës së Barack Obama, lidhur me fëmijërinë e saj. Gjithçka e ka ndarë me lexuesit në mbarë botën në librin e saj “Becoming” (Të bëhesh), në të cilin ka trajtuar gjerësisht gjithë fëmijërinë e saj dhe familjen nga e cila vjen. Ajo është shembulli se si një person i njohur publik nuk e ka pasur jetën aq fushë me lule, por i është dashur shumë punë dhe vullnet për të arritur aty ku është.

E rritur në një familje me të ardhura jo shumë të larta, por me shumë dashuri, në romanin e saj autobiografik, ish Zonja e Parë e SHBA ndan me ne shumë kujtime të ndjera të fëmijërisë së saj. Fillimisht e ëma e saj ishte e papunë, më vonë u punësua si sekretare në një kompani private. I ati vuante nga Skleroza Multiple, një sëmundje nervore degjenerative, e cila me kalimin e kohës i rëndon shenjat klinike. Fillimisht humbet ndjeshmëria, shfaqet verbëria si pasojë e infeksioneve të nervit të syrit, pastaj dobësohen aftësitë motore të lëvizjes deri në paralizë. E kështu dekursi i sëmundjes rëndohet deri nëvdekje.

E ëma ishte ajo që e nxiste të lexonte më tepër. Që 5 vjeçe e çonte tek tetoja e saj, Robbie, e cila i mësoi pianon dhe e mësoi të përballonte emocionet me publikun e gjerë. Më vonë e nxiste të mësonte nëshkollë, shkonte dhe zihej me mësuesit që nuk shpjegonin mjaftueshëm. Pastaj në kolegj, shkoi dhe u përball me bullizmin e një vajze tjetër që rrinte në dhomë me Michelle. Ajo ishte e bardhë dhe e ëma e saj nuk donte të qëndronte në të njëjtën dhomë me Michelle. U bë ndërrimi i dhomave, ama Michelle një gjëtë tillë nuk e kuptoi deri në fund të kolegjit.

“Mamaja që unë jam sot për vajzat e mia, është rezultat direkt i Marian Robinson. Ajo është një nga njerëzit më të zgjuar dhe mbaj mend që gjithmonë më thoshte mua dhe vëllait tim “Nuk po rris fëmijë, unë po rris dy persona të rritur”. Na trajtonte si të rritur, nuk na fliste asnjëherë sikur përballë të kishte fëmijë. Na pyeste se si ndiheshim, na përfshinte në bisedat e të rriturve. Nuk kishte asgjë që të na e fshihte”.

Ndërkohë Franser Robinson III, i ati i Michelle, edhe pse i sëmurë, sërish nuk mungoi asnjë ditë në punën e tij në fabrikën e filtrimit të ujërave. Michelle e mban mend të atin e saj gjithmonë si personin e palëkundur nga sëmundja, që sado dhimbje ndjente, gjente forcën përditë të shkonte në punë dhe t’i çonte fëmijët e tij në shkollë. Ai ishte aty për Michelle për ta çuar në shkollë, në kolegj, në universitetin e Harvard. Deri ditën që vdiq, mundohej të punonte fort e të sillte të ardhura në shtëpi.

E rritur në një familje me mungesë të ardhurash, Michelle arriti të diplomohej me bursë dhe me kredi studentore në Harvard për drejtësi. Ajo është shembulli se si një person ia del edhe në mes të vështirësive të mëdha, ndaj edhe është kthyer në shembull për shumë lexues mbarë botën të romanit të saj “Becoming”.

Back to top button