Ekonomi

Marrëveshja e dështuar

TTIP-ja, traktati i shkëmbimit të lirë midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës, është duke u braktisur. Meritë e këmbënguljes së kundërshtarëve të tij dhe e paaftësisë së liderëve politikë

screen-shot-2016-11-04-at-08-51-58

Katër njerëz u ngjitën secili në podium. Në sfond dukej një liqen. Ishte qershori i 2013. Në bregun e Lough Erne, në Irlandën e Veriut, ajo elitë politikanësh u paraqit përpara qytetarëve me një lajm të mirë. “Është një mundësi për të krijuar rritje dhe vende pune në të dyja anët e Oqeanit Atlantik”, tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama. Tri të tjerët, të gjithë politikanë europianë në atë kohë me poste të rëndësishme, shpreheshin të kënaqur: Presidenti i Komisionit Europian Manuel Barroso, Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe Kryeministri britanik David Cameron. Edhe ata mbajtën diskutime të ngjashme. Pika qendrore ishte gjithmonë “rritja” dhe fakti që diçka e re, e madhe dhe e mirë po krijohej mbi Atlantik. Atë ditë katër liderët njoftuan një marrëveshje tregtare të shkëmbimit të lirë në rrugë negociimi midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara: Partneriteti Transatlantik për Tregtinë dhe Investimet (TTIP). Lajmi përfundoi në faqet e para e të gjitha gazetave, me tituj pothuajse ekskluzivisht pozitivë. Por opinion public qëndroi indiferent: sigla TTIP nuk i thoshte asgjë askujt. Jo akoma

Sot, 3 vite më pas, mund të niset me qetësi një bashkëbisedim rreth TTIP-së, port ë folurit në terma pozitivë lehtësisht mund të shërbejë për ta prishur atmosferën. Të paktën në Gjermani, që është vërë një vend i atmiqve të TTIP-së. mjafton një e dhënë: nga 3.5 milion njerëzit që në të gjithë Europën kanë firomsur peticionin “Kundër TTIP-së dhe CETA-s!”, 1.6 milion janë gjermanë. Deri pak kohë më parë, vendi ishte i veshur me postera që ftonin të merrej pjesë në kortezhet që janë mbajtur me 17 shtator në 7 qytete (Berlin, Frankfurt, Hamburg, Këln, Lajpcig, Mynih dhe Shtutgart). CETA (Marrëveshje Ekonomike dhe Tregtare Globale) është një traktat i ngjashëm me TTIP-në e konkluduar midis Bashkimit Europian dhe Kanadasë. Edhe misi politikanëve është venitur entuziazmi. Komisioni Europian vazhdon traktativat me amerikanët, por në muajin maj Presidenti francez François Hollande ka deklaruar se “në këtë gjendje” të traktativave e refuzonte TTIP-në. në fund të gushtit, Ministri gjerman i Ekonomisë, socialdemokrati Sigmar Gabriel, i ka quajtur negociatat për TTIP-në “faktikisht të dështuara”. Më pas Gabriel ka shtuar se do ta përfundojë marrëveshjen me kanadezët, por lidhur me këtë SPD-ja partia e Gabriel, është përçarë. Gjithsesi, nga TTIP-ja ministri ka hequr dorë.

Gjëja është e habitshme. Për dekada, linja gjermane mbi tregtinë ka qenë gjithmonë një e vetme: më shumë tregti është më mirë. Shumë traktate kanë hyrë në fuqi pa kaluar nëpër debate publike të mëdha. Vetë Bashkimi Europian ka lindur jo vetëm si projekt paqeje, siç pëlqejnë të kujtojnë politikanët gjatë përkujtimeve, por edhe si treg i përbashkët. Tregtia ka qenë gjithmonë një temë qendrore për Bashkimin Europian. Teorikisht askush nuk do të kishte ndonjë gjë për të thënë. Në thelb, prej 200 vitesh është qartësuar se vendet bëhen më të pasur me tregtinë. Ekonomisti David Ricardo e shpjegonte me shembullin e stofërave dhe të verës: nëqoftëse Mbretëria e e Bashkuar specializohet në prodhimin e stofërave dhe Portugalia në atë të verës dhe të dy vendet shkëmbejnë produktet e tyre, do të jenë të dy më të pasur. Atëhere pse të mos transportohen nga njëra anë në tjetrën e Atlantikut lajthitë kaliforniane dhe pjesët për makinat gjermane? Megjithatë, sot TTIP-ja është në pragun e vdekjes. Për të zbuluar sesi ka mundur të ndohë, kemi bërë një udhëtim në kohë, duke folur me shumë njerëz të përfshirë në këtë katastrofë. Opozitarët na kanë treguar për idenë e “pulës me klor”, ish Komisari europian për Tregtinë n aka folur për fillimet euforike. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara Donald Trump e ka risjellë shkëmbimin e lirë në qendër të debatit public. Duke vënë bashkë këto histori, dalin pasazhet që kanë çuar në dështimin e projektit. Është kronika e një vdekjeje të paralajmëruar.

Gjithçka ka filluar në shkurt të 2013. Në diskutimin e tij të State of the Union, Obama theksoi për herë të parë synimin për të konkluduar një marrëveshje të shkëmbimit të lirë me Bashkimin Europian. Të nesërmen gazetat amerikane dhe europiane i kushtuan pak radhë argumentit, por disa aktivistë u alarmuan menjëherë. Midis tyre ishte Pia Eberhardt, që është pjesë e një organizate me një sigël të çuditshme; CEO. Akronimi është për Corporate Europe Observatory, jo për chief executive officer (administrator i deleguar). Në fakt, organizata nuk punon për menaxherët e mëdhenj, por kundër tyre: mban në vëzhgim grupet e mëdha industriale dhe sidomos mënyrën me të cilën influencojnë politikat europiane. Eberhardt është ekspertja për tregtinë globale e CEO-së dhe në shkurt të 2013 ndjehej tashmë e sigurtë: TTIP-ja ishte e rrezikshme. Në prill të 2013, më përpara akoma se samiti i Lough Erne, Eberhardt shkoi në Hannover në një takim me disa organizata. Në ndërhyrjen e saj shpjegoi se pse mendonte që TTIP-ja mund të prodhonte shumë ndryshime negative. E bëri shumë mirë. Videoja e ndërhyrjes, e titulluar “Hyrje në TTIP”, pati menjëherë mijëra shikime online. Në të njëjtën sallë ndodhej një grua tjetër, në dukje shumë ndryshe nga ajo pothuajse e ndrojtura Eberhardt. Ishte Maritta Strasser, një grua me energji të papërmbajtshme. Atë ditë dëgjoi si e përhumbur eksperten e tregtisë globale. “Isha e tronditur teksa dëgjoja sesa aspekte të jetës tonë mund të influencoheshin nga një marrëveshje e ngjashme”, kujton Strasser. “E kuptova menjëherë se TTIP-ja do t’u interesonte shumë prej aktivistëve tanë”. Strasser ia hyri punës duke bërë atë që arrinte të bënte më mirë: realizoi një fushatë mobilizimi. Nga ana tjetër, ishte ky roli i saj në Campact, një organizatë gjermane shumë e vogël, por shumë luftarake, e famshme për aksionet politike të saj, shpesh të guximshme, që nisen të gjitha nga qyteza Verden an der Aller, në Saksoninë e Poshtme. Një prej iniciativave më të njohura të saj ka qenë “Azil për Edward Snowden”, posterat e të cilës kanë përfunduar në dyert e të gjitha shtëpive gjermane.

Sipas Strasser, TTIP-ja prekte shumë tema për të cilat Campact i kish mobilizuar prej kohësh aktivistët e saj. për shembull, prodhimi i misrit gjenetikisht të modifikuar apo nxjerrja e gazit dhe naftës me teknikën fracking. Veç kësaj, negociatat lidhur me TTIP-në qenë akoma në zhvillim, kështu që teksti i traktatit nuk kishte përfunduar. Domethënë, aktivistët kishin shumë spunto për të filluar betejën. Strasser filloi menjëherë të mobilizojë mbështetësit e Campact. Aksioni i parë ishte parashikuar për 18 qershor 2013, ditën në të cilën Obama pritej në Berlin pas samitit të G8-ës në Irlandën e Veriut. Atë ditë, kujton Strasser, u shfaq në televizo imazhi më i fuqishëm i të gjithë fushatës kundër TTIP-së: pula me klor. Ky symbol lindi rastësisht. Përpara vizitës së Obama, Strasser u mblodh me dy presidentët e Campact, Christoph Bautz dhe Felix Kolb. Kërkonin imazhe që mund të tërhiqnin vëmendjen lidhur me TTIP-në. Në atë moment pjesa më e madhe e gjermanëve nuk e njihte marrëveshjen e shkëmbimit të lirë. Përmbajtja e saj ishte e komplikuar dhe efektet e saj për qytetarët pak të qartë. Si t’u shpjegohej njerëzve se TTIP-ja ishte një kërcënim për jetën e përditshme? Një prej dy presidentëve të Campact e hodhi aty: “Kemi akoma atë pulën”. Ishte një pulë e fryshme me përmasa mastodontike, e përdorur për një inciativë tjetër.

Strasser e kuptoi menjëherë sesi mund të përdorej: si simbol i kërcënimit që rëndonte mbi europianët në rast se do të linin të hynte në Europë mishi i pulës amerikane. Në Shtetet e Bashkuara mishin shpesh lahet me klor. Një gjë e papranueshme në Gjermani, edhe pse këtu sallata në qese është qetësisht e zhytur në ujë me klor. Një pulë me klor provokon pështirësi. “Gjatë fushatës kemi përdorur 3 imazhe kyç”, thotë Strasser. “Pula me klor ka qenë më e marra ngë mjetet e informimit. Ky imazh ka fituar jetë të veten”. Kështu, 2013 është viti në të cilin politikanët nisnin negociatat dhe kush i kontestonte lëshonte pulën me klor. Gjithsesi, nuk ka qenë ky viti i TTIP-së. Ingredientët për të bërë të shpërthejë protesta ishin të gjithë, por qenë ende pak gjermanët që i njihnin ato 4 germa. Komisari europian i atëhershëm për Tregtinë Karel De Gucht mund të shprehej i kënaqur vetëm pse negociatat kishin filluar. Në një intervistë të dhjetorit 2013 u mburr për ritmin e traktativave, që vetë ai po i udhëhiqte: “Një rekord botëror”. Në atë kohë vetëm pak do të thonin se ky rekord botëror nuk do të çonte asgjëkundi.

 

Zona e Paqësorit

Ka qenë 2014 viti që e ka nxjerrë në rend të ditës TTIP-në. Të paktën në Gjermani. Në Shtetet e Bashkuara vazhdonte të tregohej pak interes për marrëveshjen me Bashkimin Europian. Barack Obama, që e kish njoftuar negociatat me shumë entuziazëm, kishte nisur traktativa të ndryshme për të fituar mbështetjen e republikanëve në Kongres, por tani konservatorët amerikanë nuk qenë më kaq të obsesionuar pa shkëmbimit të lirë. Veç kësaj, Obama donte parasëgjithash të mbyllte një ujdi tjetër tregtare, Parnteritetin Transpaqësor (TPP), një marrëveshje e shkëmbimit të lirë midis Shteteve të Bashkuara dhe 11 vendeve të zonës së Paqësorit, për t’u përdorur si baluard kundër Kinës. Për momentin, TTIP-ja nuk ishte ndër prioritetet e Presidentit. Gjërat shkonin ndryshe në Gjermani dhe jo vetëm për meritë të iniciativave të Strasser. Në vend po rritej numri i organizatave të mobilizuara kundër TTIP-së. qenë rreshtuar sindikatat, shoqatat mjedisore, grupet humanitare dhe deri edhe kishat. Grumbulloheshin gjithnjë e më shumë fortma, botoheshin studimet, organizoheshin konferenca. Pakënaqësia e shumë njerëzve varej sigurisht edhe nga fakti që mosbesimi ndaj amerikanëve ishte rritur ndjeshëm: skandali i përgjimeve të NSA-së ishte akoma i freskët. Por ishte rritur edhe mosbesimi ndaj globalizimit: vërtet do të sillte diçka të mirë në të ardhmen? Debate mori flakë më tej për shkak të disa gabimeve vendimtare të politikanëve. I pari kishte të bënte me numrat. Në fund të janarit 2014, Komisari europian De Gucht dha një intervistë për “Monitor”, një program i televizionit public gjerman ARD. Gazetari e pyeti se cili ishte kuptimi i TTIP-së dhe De Gucht u përgjigj se marrëveshja do të sillte 120 miliard euro dhe qindramijëra vende pune. Por një gazetar vërejti se rezultatet e studimit të cilit po i referohej De Gucht dhe që vetë De Gucht e kishte komisionuar, nuk fliste për një rritje ekonomike të rëndësishme: bëhej fjalë për pothuajse 0.05 përqind në vit. De Gucht kërkonte fjalët për t’u përgjigjur dhe shikonte përreth i çorientuar. Pastaj qëndroi i heshtu. Megjithatë, telekamera vazhdonte ta filmonte teksa gazetari i tregonte pjesën e studimit që fliste për rritje: ishte e qartë që De Gucht nuk e njihte tekstin. “Ky është studimi që kemi komisionuar ne?’, pyeti hezitues. Pastaj shtoi: “Nuk duhet të argumentojmë me përqindje”. Videoja u transmetua në rrjet dhe pati një përhapje marramendëse.

Komisioni Europian bëri një figurë shumë të keqe. Përshtypja ishte se De Gucht nuk e dinte se për çfarë fliste dhe se as Brukseli nuk besonte se TTIP-ja ishte një marravëshje fitimprurëse për europianët. Në këtë pikë De Gucht do të duhej të rilexonte sesi të ndryshohej strategjia e promovimit të marrëveshjes. Do të duhej ta mrrte seriozisht debatin ekonomik dhe ta ushqente në mënyrë inteligjente. Disa ekonomistë theksojnë se rritja e shkëmbimeve, në rast se synohet mbi novatorizmin dhe investimet, prodhon një rritje shumë më të lartë se ajo që besohet: fillimisht paraqiten produktet e rinj dhe proceset e prodhimit, që më pas tërheqin investime të drejtpërdrejta nga pjesë të tjera të planetit. De Gucht duhej t’u hapej atyre që e kritikonin traktatin, t’u merrte seriozisht argumentimet dhe të rilexonte sesi të bashkëpunohej për të promovuar mbrojtjen e mjedisit dhe arritjet sociale në të dyja brigjet e Atlantikut. Kurse Komisari europian nuk e ndryshoi linjën dhe akoma sot nuk i pranon gabimet e tij. “Nuk kemi bërë asnjë hap fals”, thotë në telefon. Nga nëntori i 2014 nuk është më në këtë post, në vendin e tij tani është Cecilia Malmström. Zemërimi ndaj kundërshtarëve të atëhershëm të tij është njëlloj. “Kanë servirur gënjeshtra”, thotë ai. “Arma më fortë e tyre kanë qenë rrjetet sociale, pasi janë të shpejtë dhe aty mund të gënjesh”. Duket i hidhëruar. Pa dyshim, por as De Gucht dhe njerëzit e tij nuk kanë shkëlqyer për përdorimin e argumentave të mirëdokumentuar. Ja gabimi i dytë i kryer nga politika: arroganca.

Gjithçka u bë e qartë në majin e 2014, kur De Gucht takoi Strasser. Donte edhe 3 javë nga zgjedhjet europiane dhe Strasser e kompani kishin vendosur që ta hidhnin betejën e tyre në fushatën elektorale. Kishin mbledhur më shumë se 400 mijë firma. Strasser do të kishte dashur t’ia dorëzonte personalisht De Gucht, por nuk kishte mundur ta kapte asnjëherë. Në fund Strasser u paraqit në një takim të organizuar nga Ministria gjermane e Ekonomisë, ku synohej që t’i jepej më shumë objektivitet debatit lidhur me TTIP-në. Ishte De Gucht bashkë me kryenegociatorin amerikan Michael Froman. Edhe publiku mund të ndërhynte. Strasser kërkoi fjalën: “Flas në emër të 470 mijë personave. Janë të preokupuar”. De Gucht ju përgjigj prerë: “Përgëzime. Kurse unë flas në emër të 500 milion europianëve”. Në sallë kishte gazetarë dhe incidenti u përcoll nga mjetet e informimit. Qysh nga ai moment, reagimi i De Gucht do të ishte prova e arroganës së elitës politike europiane. Në Ministrinë gjermane të Ekonomisë mbeten të ngurosur nga gabimi i Komisarit. Çështja vazhdoi për muaj me radhë dhe opinion public u bë gjithnjë e më kritik.

Ndërkohë po rritej vëmendja ndaj gjykatave të arbitrazhit, ato që lejojnë kompanitë e huaja të padisin shtetet nëqoftëse mendojnë se një ligj dëmton bizneset e tyre. janë gjykata private, kështu që e xhirojnë sistemin gjyqësor të zakonshëm. I kishte ndodhur tashmë Gjermanisë që ta pësonte një arbitrazh. Grupi energjetik suedez Vattenfall kishte kërkuar dëmshpërblim nga Berlini, duke i kërkuar 4.7 miliard euro. Çështja nuk kishte të bënte me TTIP-në, por me braktisjen e ernergjisë bërthamore. Por TTIP-ja duhet të pranojë mundësinë për t’u drejtuar gjykatave private edhe grupeve industriale amerikane. Së fundi, pikërisht në koinçidencë me fushatën elektorale për europianet e 2014, tema e TTIP-së nisi të diskutohej edhe nga e djathta. Eksponentët e Alternative für Deutschland (Afd), parti populiste dhe euroskeptike, zbuluan potencialin e “jo”-së ndaj marrëveshjes. Në vijë ta parë ishte Beatrix von Storch, juriste konservatore në nivelet e larta të Afd-së. Kali i betejës së saj qenë gjykatat e arbitrazhit. Von Storch i gjente antidemokratike dhe nisi një fushatë për mbledhjen e firmave. Slogani ishte “Asnjë drejtësi sekrete në Europë”. Deri më tani, Von Storch ka mbledhur pothuajse 12600 aderime, por ka arritur ta lidhë temën djathtas. Në zgjedhjet europiane siguroi një ulëse. Sot në programin e partisë lexohet: “Afd-ja është kundër marrëveshjeve të shkëmbimit të lirë si TTIP-ja”.

 

Lëshime dhe propozime

2014 ka parë një kombinim faktorësh të ndryshëm: gabime të politikanëve, fushata inteligjente, një mosbesim të përhapur në opinionin publik. Shumë nuk besonin më se shkëmbimi i lirë dhe globalizimi do të sillnin benefite. Kishin frikë pushtetin e grupeve industriale të mëdha dhe nuk kishin besim tek elitat, që mbronin interesat e kompanive. Në fund të 2014 politikanët e Brukselit e kanë kuptuar se nuk mund të ecej më përpara kështu. Është emëruar Komisare europiane për Tregtinë Cecilia Malmström, një grua e dashur, e përzemërt dhe komunikuese. Ka premtuar të dialogojë me kundërshtarët e t’ua marrë seriozisht preokupimet që kanë. Ka bërë lëshime dhe a propozuar një reform lidhur me ruajtjen e investimeve. Në këtë mënyrë kë arritur të paktën ta qetësojë pak diskutimin. Në fakt, në arritjen e këtij rezultati më shumë sesa Malmström kanë ndikuar ashpërsimi i krizës greke, në pranverën e 2015, dhe më pas kriza e refugjatëve. Sot, si për Afd-në, ashtu edhe për partitë e majta, çështjet më të rëndësishme në Gjermani janë të tjera. Kësaj i duhet shtuar që Shtetet e Bashkuara janë partner të vështirë. Në pranverë të 2015 Jason Furman, kreu i këshilltarëve ekonomikë të Barack Obama, ka dhënë për “Die Zeit” një intervistë në ambasadën amerikane në Berlin. Salla e madhe e mbledhjeve ishte errësuar dhe Furman, ekonomist i ri 44 vjeçar, u ka dribluar në mënyrë elegante kritikave të Gjermanisë ndaj TTIP-së. Edhe amerikanët preokupohen për sigurinë e produkteve ushqimore, ka thënë ai. Po gjykatat e arbitrazhit? I ka shpikur vetë Gjermania 50 vjet më parë. Furman ka sqaruar: pa gjykatat e arbitrazhit nuk do të kishte pasur asnjë TTIP. “Për ne janë të rëndësishme, duhet të jenë edhe për Europën”, ka shtuar ai. Mund të imagjinohet sesa duhet të jetë e vështirë për negociatorët europianë që të sillen midis këtij negociatori të ashpër e stoik dhe protestave të qytetarëve. Por ka ndryshuar gjendja shpirtërore edhe në Shtetet e Bashkuara. TTIP-ja kishte tërhequr vëmendjen e pak njerëzve derikur Donald Trump nuk ka nisur garën e tij si kandidat republikan për presidencë.

Fillimisht, në verën e 2015, Trump fliste sidomos për murin që donte të ngrinte kundër emigracionit illegal të meksikanëve. Pastaj ka zgjedhur një argument të ri: të poshtrin shkëmbim të lirë. Në qershor të 2016 Trump ka mbajtur një miting në Monessen të Pennsylvania, ku në të kaluarën punëtorët bënin lamiera për karroceritë e makinave Chrysler dhe kavo çeliku për Golden Gate Bridge. Por fija e fundit është prodhuar 30 vjet më parë: qysh atëhere fonderitë janë mbyllur. Sot Monessen ka 7000 banorë, ndërsa në epokën e artë kishte më shumë se 20000. Atë ditë Turmp ka thënë: “Punëtorët tanë – dhe ju e dini shumë mirë – janë tradhëtuar nga politikanët, që kanë përshpejtuar në mënyrë agresive globalizimin”. Puna e ameirkanëve, pasuria dhe fabrikat janë spostuar në Meksikë ose përtejoqeanit në favour të elitave që financojnë politikanët. “Fillimisht ka ardhur zona veriamerikane e shkëmbimit të lirë, më mirë e njohur si NAFTA, marrëveshja tregtare më e keqe e historisë. Është e papranueshme”, ka thënë Trump. Kur ka premtuar ta kthejë gjithçka siç ishte dikur, truma ka shpërthyer nga gëzimi. Edhe demokratja Hillary Clinton, kundërshtare e Trump, ka shfaqur një dozë të mirë skepticizmi mbi shkëmbimin e lirë. Qeveria amerikane vazhdon negociatat me vendosmëri vetëm për të mos u dukur jokoherente. Ndërkohë në Europë asnjë partner nuk besoj se pas zgjedhjeve të 9 nëntorit Presidenti i ri amerikan do t’i rifilonte traktativat me entuziazëm.

TTIP-ja praktikisht ka vdekur, viktimë e një fushatë opozitare të aftë, viktimë e politikanëve, e verbërisë së tyre më parë dhe e hapave falsë të tyre më pas. Ama në fund viktimë sidomos e një mosbesimi ndaj globalizimit, e dyshimit së do të jenë të paktë ata që do të përfitojnë. Vetëm një person vazhdon të jetë i bindur se TTIP-ja ende mund të bëhet realitet” ish Komisari De Gucht. “Sigurisht që do të jetë sukses”, thotë. Ndoshta do të ketë të drejtë, ndoshta pas 20 apo 30 vjetësh. Por sot për sot ka shumë pak të ngjarë që të ndodhë.

(H. Buchter, L. Nienhaus e P. Pinzler për Die Zeit)

Përgatiti: ARMIN TIRANA / www.bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button