Shendeti

Marrja e Omega 3 nuk redukton riskun e një infarkti

Është thënë gjithmonë se acidet yndyrore, Omega 3 ka qenë një mënyrë efektshme e parashikimit të problemeve kardiake dhe të qarkullimit. Kjo mbetet e vlefshme për personat që janë të shëndetshëm, por një studim i ri sugjeron se ky lloj suplementi mund të mos ketë efekt mbi personat që i kanë këto probleme ose ata që kanë pësuar një infarkt. Përfundimet e hulumtimit u publikuan në Jama Cardiology dhe u analizuan të dhënat e 10 eksperimenteve të bëra mbi 78 000 persona që kishin pësuar të paktën një infarkt dhe për të tjerët që kishin ndërlikime kardiovaskulare të rëndësishme. Gjysma e tyre kishte marrë tri doza ditore prej 1000 mg Omega 3 dhe pjesës së mbetur iu administrua një placebo.

Përfundimet ishin se 4 vite më vonë nuk kishin ndryshime në shëndetin e të dy grupeve. Tani lind nevoja për të përsëritur eksperimentin me doza më të mëdha të këtij produkti, por përfundimet e deritanishme duket se evidentojnë që zakonisht rekomandimi i këtij produkti pacientëve me probleme kardiake nuk ndikon në përmirësimin e shëndetit. Megjithatë Omega 3 është i efektshëm për të parandaluar këto lloj sëmundjesh tek personat që ende janë të shëndetshëm. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button