Psikologji

Ja shenjat kur keni vlerësim të lartë për veten tuaj

  1. Nuk e vrasin mendjen për asnjë dhe për asgjë, përveç vetes së tyre. Ata përpiqen t’i minimizojnë nevojat e të tjerëve dhe nxjerrë më tepër në pah nevojat e tyre si më të rëndësishmet.
  2. Nuk i dëgjojnë të tjerët. Nëse nuk përfshihen edhe vetë në diskutime, ata nuk harxhojnë as energji dhe as mund për t’i dëgjuar të tjerët.
  3. Kanë komunikim jo të mirë me të tjerët. Njerëzit që e mbivlerësojnë veten, janë më të prirur të sillen në mënyrë të ndjeshme dhe çdo kritike e marrin si ofendim personal.
  4. U mungon empatia për të tjerët. Për njerëzit narçistë nuk ekziston askush tjetër me rëndësi. Rëndësi ka vetëm vetja e tyre dhe gjithë të tjerët i shumëzojnë me zero.
  5. Flasin gjithë kohës për inteligjencën e tepërt të tyre, si dhe për karakterin e fortë që mendojnë se i karakterizon, edhe pse shumë persona mund të mos bien dakord me ato cilësi që ata shprehin.
  6. Nuk kënaqen asnjëherë. Asgjë nuk i kënaq mjaftueshëm, as fama, as lekët, as fuqia. Ato nuk janë të mjaftueshme për ta dhe e dinë këtë gjë, por nuk duan që dikush t’ia vëjë në dukje.
  7. Bëjnë çdo gjë për t’u dukur sikur kanë vetëm ata të drejtë. Mund të aktrojnë edhe si fëmijë dy vjeçë që duan të kenë çdo gjë që pëlqejnë, pasi ata nuk e durojnë dot t’u thonë se nuk kanë të drejtë për diçka të caktuar.
  8. Tregojnë edhe përulësi të kotë. Mjafton që ata të fitojnë admirimin dhe mbështetjen e të tjerëve. Ky është përfundimi që ata kërkojnë të arrijnë, sepse sa më shumë njerëz të kenë që e mbështesin, aq më të larta do i kenë ata mundësitë për të bërë atë që bëjnë më mirë: të manipulojnë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button