Personazhe

McLuhan, babai i fshatit global

Kanadezi gjenial pa dhe kuptoi i pari sa dhe çfarë ndryshimesh do t’i sillnin mjetet e reja të komunikimit socialitetit njerëzor. Leksioni i tij i aplikohet edhe Internet & co. Drejtori aktual i McLuhan Program at Toronto University na shpjegon se pse në epokën e globalizuar dhe multikulturore çdonjëri është krijues dhe pse elektriciteti prodhon transparencë

 

Prej vitesh ose të paktën derikur nuk kam përkthimin e “Nga klishéja tek arketipi” nuk e kam kuptuar deri në fund mendimin e Marshall McLuhan. Megjithatë, shumë më përpara se t’i dëgjoheshin fjalët, e njihja tashmë “Fshatin global”: i isha afruar me maturi “Fenomenit njerëzor” të Pierre Teilhard de Chardin, që fliste sesi joosfera po shpështillej me shpejtësi përreth planetit. Ndoshta rritja për disa vjet në Indi dhe Pakistan kish qenë një përvojë kyçe që më çoi të imagjinoja qysh nga adoleshenca periodicitetin e zhvillimit dhe relativitetin e kulturave. Edhe sensi i globalitetit të gjinisë njerëzore që u rizbulua me McLuhan vinte nga atje. Nuk është akoma e qartë nëse dhe sa McLuhan është influencuar nga Teilhard, por, siç Tom Wolfe duket se mendon, edhe sikur të ketë ndodhur vërtet kështu, McLuhan nuk do ta kish pranuar. Kur e pyeta se çfarë mendonte për Teilhard, bëri një shfryrje dhe tha: «Është e gjitha fantashkencë». Qe një zhgënjim i madh, por mbeta me McLuhan sepse ishte duke u dhënë nxënësve të tij diçka që asnjë mësues tjetër më parë më kishte dhënë: ndjenjën e të mësuarit dhe të jetuarit në kohë reale. Mënyra e të folurit dhe e të shkruarit e McLuhan gëzonte autoritetin e perceptimit të drejtpërdrejtë dhe në atë kohë kjo kapej në mënyrë veçanërisht akute, ashtu siç bartte me vete ndjesinë e risisë, të dijes së thellë dhe të kuptimit. Edhe sot, të lexosh McLuhan do të thotë të jesh në simbiozë me realitetin emergjent, sipërfaqja dhe themelet e të cilit janë bërë të dukshme nëpërmjet shkëndijave të dritës. McLuhan zhvilloi tek unë një ndjeshmëri për emergjenten, një mënyrë të të qënit përjetësisht i lidhur në një dimension më të gjerë hapësirë – kohë. McLuhan është një prej atyre intelektualëve të rrallë në gjendje që të na japë ndjenjën e madhështisë së botës. Ka qenë intelektuali kanadez që ka thënë i pari se në epokën e mediave elektronike «çdonjëri është një krijues». Po ta shikosh mirë, McLuhan është zhbilancuar në mënyrë akoma më rriskuese, sidomos për të qenë një autor që ka shkruar midis viteve Gjashtëdhjetë e Shtatëdhjetë, duke pohuar se vetë njerëzimi bëhet një formë arti.

Pasmoderni i parë

28 vjet pas vdekjes së tij, çfarë ka mbetur nga trashëgimia e tij? Ky diskutim është ngritur në një përmbledhje eseshë lidhur me “Shkollën e Torontos” e cila është botuar pak kohë më parë nga University of Toronto Press. Parasëgjithash duhet thënë se McLuhan nuk është kujdesur për trashëgiminë e tij më nga sa nuk kanë bërë kritikët e tij. Duke perifrazuar Oscar Wilde, një ditë tha: «Për sa u përket kritikëve, mos u preokupo as për t’i injoruar». Libri është shkruar nga akademikë për akademikë të tjerë, duke u dhënë prioritet kritikëve dhe intelektualëve të tjerë që i kanë pritur pozitivisht ose i kanë kontestuar disa prej intuitave më të mira të Marshall McLuhan. Lista është shumë e gjerë dhe përfshin disa emra të famshëm (midis të tjerëve, Jonathan Mugnaio, Susan Sontag, Frank Kermode, George Steiner, Elizabeth Eisenstein, Walter Ong, Paul Levinson, Joshua Meyrowitz, Neil Postman, e kështu me radhë). Një prej autorëve të librit, James Carey, e përkufizon McLuhan si «Pasmodernin e parë» dhe jep një prej shpjegimeve më të mira të aforizmës më të famshme të McLuhan, «mjeti është mesazhi». Sipas Carey, «[Mesazhi është] kompleksi i zakoneve, tendencave, ekstensioneve, metaforave dhe riprodhimeve imagjinare që gjeneron mediumi dhe sfondi i dijeve dhe i aktiviteteve të krijuar përreth tij». Por trashëgimia e McLuhan shkon shumë përtej krijimit të një shkolle mendimi specifike. Idetë e tij mund të jenë të errëta, por kanë ndryshuar në njëfarë mënyre mendjen tonë kolektive. Më shumë se kushdo studiues tjetër i kulturës, përfshi Harold Innis, Eric Havelock, Lewis Mumford dhe deri (pothuajse) bashkëkohësit e tij, të tillë si Raymond Williams, Herbert Marcuse, Jürgen Habermas apo Fredric Jameson, McLuhan ka mbështetur midis publikut të madh, ashtu si në tregti, në administratë dhe në arsim, rëndësinë e mjeteve të komunikimit dhe të influencës së tyre mbi mënyrën tonë e perceptimit të botës. Njerëzit vështirë se e lidhin emrin e tij me klishénë e “Fshatit Global”, më ka brendësuar atë nocion dhe identifikohet kulturalisht dhe socialisht me të. Një gjë është të tërheqësh vëmendjen mbi një objekt domethënës në një fushë, një gjë tjetër është të tërheqësh vëmendjen mbi të gjithë fushën, “tokën”, siç e ka quajtur ai. McLuhan ka tërhequr vëmendjen mbi opozicionin midis oralitetit dhe shkrimit si linjë drejtuese e ndjeshmërisë perëndimore. Gjithçka reduktohet në mënyrën sesi teknologjia trajton gjuhën. Fjalët që shqiptohen moralisht kontrollojnë dëgjuesin (siç kemi mësuar nga krerët tribale dhe nga diktatorët në epokën radiofonike), por kur fjalët janë të shkruara, lexuesi dhe shkrimtari ushtrojnë të dy një kontroll mbi to. Galaktika Gutenberg tregon se nëpërmjet shkrimit njerëzit marrin kontrollin e gjuhës dhe ua përshtatin nevojave të tyre, duke provokuar kështu një rritje të nivelit të individualizmit. Në të njëjtën kohë, në nivel kolektiv, duke i bërë gjuhët lokale të dukshme dhe të standardizuara, shkrimi ka çuar në nacionalizëm. Akoma, me shpikjen e shtypshkronjës, i është mundësuar kujtdo që di të lexojë që të mund të krijojë një mendim personal rreth argumenteve fetarë më të thellë, duke përshpejtuar procesin e kulturave orale drejt pikës së tyre të katastrofave dhe duke provokuar luftëra fetare të përgjakshme. Stabilizimi social dhe etik i qytetarëve privatë do të kërkonte më shumë se dyqind vjet. Globalizimi po e sfidon edhe një herë akoma këtë ekuilibër dhe është qasja e McLuhan ndaj “afrimit të mediave” që na jep instrumentet për të kuptuar se ku po shkojmë.

 

Instrumentet e të komunikuarit

Ndodhi duke shkruar një raport mbi efektet e televizionit dhe të mediave të tjera elektronike për Nacional Association of Educational Broadcaster që McLuhan kuptoi se elektriciteti ishte bërë baza e një kulture dhe një faktor gjithnjë e më shumë domethënës në jetën e njerëzve, më shumë se alfabeti dhe se shtypi. Titulli i raportit ishte ai që tri vjet më pas do t’i jepte një famë të madhe në nivel ndërkombëtar, “Instrumentet e të komunikuarit” (1963). Pa se efektet e elektricitetit ishin duke përmbysur ato të vërejtura më parë tek e shkruara. Metafora e tij e preferuar për ta përshkruar ishte historia e Humpty Dumpty, “të rivendosësh sëbashku”. Ashtu si mbështjellja e një bobine film lejon që të rindërtohen saktësisht pjesët e një veze të thyer, ashtu dhe elektriciteti po e çonte botën në një gjendje të mëparshme, një kusht të ri oral, por të globalizuar, transkombëtare dhe multikulturore subjekt ndaj një “efekti flutur” në të cilën çdo gjë kudo që të ndodhë i intereson çdo gjëje tjetër në çdo vend tjetër, në të cilën «gjysma e aferave në botë konsiston në spiunimin e gjysmës tjetër», ku identiteti privat mbështetet në turma, rrjete dhe grupe të pafundme thashethemeve (blogsët?). me fjalë të tjera, një fshat, por elektronik, në të cilin afërsia rastësisht mund të bëhet jokomode. McLuhan ka vërejtur natyrën kompresuese të elektricitetit dhe mund ta ketë parashikuar terrorizmin si kusht «të njeriut oral, për të cilin gjithçka është e papritur». Ia ka pasur frikën humbjes totale të identitetit privat në grumbullimin e të dhënave elektronike që ka parashikuar në fillimin e viteve Gjashtëdhjetë: «Sa më shumë njihet për ju, aq më pak ekzistoni». Kemi diskutuar shpesh lidhur me këtë. Vazhdoj të mendoj (apo të shpresoj?) se kompjuterët do të na mundësojnë të rifitojmë pjesë të kontrollit ndaj vetes tonë që e kishim humbur me daljen e televizionit. Marshall mendonte se elektriciteti do të na flakte tej si individë, ashtu si një vale zbatice. «Mos e vrit mendjen të notosh», do të kish shtuar me ironi. Ashtu si Vannevar Bush dhe Ted Nelson, reflektonte se çfarë provokojnë teknologjitë e reja në mënyrën tonë të menduarit: «Mbulimi pothuajse i plotë i globit në hapësirë dhe në kohë e ka bërë librin një formë gjithnjë e më të vjetruar komunikimi. Lëvizja e ngadaltë e syrit përgjatë rreshtave të germave, procesi i ngadaltë i objekteve të organizuar nga mendja për t’u përshtatur këtyre kolonave të pambarimta horizontale – këto procedime nuk mund të qëndrojnë në këmbë përballë presioneve të mbulesës së njëkohshme të Tokës». Diku tjetër ai ngre çështjen e pasojave sociale dhe politike të përshpejtimit substancial të flukseve të informacionit: «Është sasia e pastër e informacioneve që na ka larguar nga realiteti politik dhe social. Qyteti i madh izolon qytetarin e veçantë, por perspektivat multikulturore të shtypit e kanë izoluar shpirtin njerëzor nga çdo ambient». Interneti ndoshta mund të jetë zgjidhja e këtij problemi. Sot, në epokën 2.0, me softuerin social krijohen në kohë reale komunitete si praktikat e blogging apo të social tagging. Qysh përpara hipertekstit, McLuhan shkruante në formë hipertekstuale. Edhe kjo e ndihmonte për ta lexuar në këtë kuptim. Kritikët e tij dukej se bënin gjithmonë lidhje midis kiazmave logjike dhe mospërputhshmërisë. Sipas mënyrës së Edward De Bono, por shumë më përpara, kish shpikur lojën e 52 letrave në të cilën çdonjëra prej tyre përmbante një deklarim (shpesh argëtues). Roli i lojtarit konsistonte në seleksionimin e disa skedave në mënyrë të rastësishme dhe duke ua lidhur përmbajtjen me pyetjet apo me problemet që në atë moment i kalonin nëpër kokë. Ja një shembull i disa prej këtyre deklarimeve. Duke provuar që t’i lidhim me çfarëdo pyetje që kemi në mendje, do të zbulohet se mendojmë në të njëjtën mënyrë me të cilën navigojmë në ueb, duke kaluar nga një sajt tek tjetri.

 

Një poet i elektricitetit

Sigurisht që mund ta reduktojmë këtë teknikë si tentativën e radhës të self-help të mendimit anësor. Me McLuhan ajo bëhet shpërthyesi i një revolucioni epistemologjik. Sipas mendimit tim, mënyra e re e të menduarit në formë hipertekstuale është e lidhur me diçka shumë më të lashtë, shumë më efikase dhe shumë më jetëgjatë, praktikën mijëvjeçare të I Ching (Yijing), librit të hyjnive të krijuar nga kinezët katërqind vjet më parë. Funksionon si horoskopi, si një bast. Me një të hedhur zarash apo ekuivalentin kinez sigurohet një seri deklarimesh që duhen lidhur me situatën tënde të parë si një totalitet që përfshin të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. McLuhan e quante këtë lloj praktike «të parashikosh të tashmen». Është lloji i hapësirës mendore që naviguesit e rinj të uebit, vikipedianë dhe networking taggers janë duke zhvilluar. McLuhan ishte padyshim një poet i elektricitetit dhe i ka dhënë një respekt dhe rëndësi shumë të madhe artit dhe ndjeshmërisë artistike. Kuptimi i tij i pushtetit retorik të publicitetit dhe i mediave buronte nga fakti që kish studiuar poezi. Edgar Allen Poe i mësoi që të fillonte nga efektet e mediave më shumë sesa nga shkaqet e tyre. Ajo që e magjepste McLuhan tek simbolistët francezë ishte një kornizë speciale mendore që ai e krahasonte me një efekt elektriciteti. Sinestezi që synon tek e padukshmja dhe tek magjia e veprimit në largësi, simbolizmi është një lëvizje të cilën në mënyrë eksplicite McLuhan e shoqëronte me elektricitetin, me Baudelaire e Mallarmé, dhe në kulturën anglosaksone me Eliot, Pound e Joyce. Ashtu si James Joyce, ai i konsideronte artistët si persona që «farkëtojnë vetëdijen e natyrshme të species së tyre». Duke i ndihmuar me intuitat e mëdha të ndodhura tek “Finnegans Wake” i Joyce, ka bërë evidente dhe reale që ndryshimet në botën tonë të të ndjerit dhe të menduarit të vijnë nga mjetet elektronike të komunikimit që shkojnë nga telegrafi tek kompjuteri. Duke u marrë me efektet e mediave ndaj ndjesive, McLuhan është drejtuar nga arte të tjera më kërkim spuntosh lidhur me ndjeshmërinë. Duke i dhënë një ndjeshmëri të re të folmes, elektriciteti ka revolucionarizuar jetën tonë ndjesoriale dhe, duke qenë dakord me McLuhan, janë vetëm artistët personat «me vetëdije totale». Artistët studiojnë efektet, jo shkaqet, e situatës bashkëkohore dhe të mediave të reja. Për pasojë, janë të vetmit në gjendje që të parashikojnë me sinqeritet pasojat psikologjike të këtyre mediave. McLuhan këmbëngulte mbi faktin se bota elektronike nuk është vizuale, por e prekshme. Ai theksonte se ekziston një lidhje dhe një vazhdueshmëri fluide midis korrenteve organike të trupit dhe atyre teknike në rrjetin elektronik të Tokës. Mediat elektronike i përfshijnë thellësisht personat në jetët e të gjithë të tjerëve. Të gjitha mjetet interaktive të komunikimit dhe ndërfaqet në përgjithësi mund të shikohen dobishmërisht si zgjerime të prekshme të dorës dhe të trupit. Ato modulojnë intervalet midis trupave tanë dhe botës, ashtu si muzika apo vallëzimi. Është edhe e mundshme të imagjinohet kursori, mausi, taçpadi dhe tastiera si një modalitet i prekshëm për të naviguar në informacionet, duke klikuar, tërhequr dhe duke u lëvizur ujërat e ekranit.

 

Një terren ngjarjesh interaktive

Sipas mendimit tim, McLuhan sot është i zbatueshëm. Sigurisht që nuk ka parashikuar internetin, por ka vërejtur se pasi ka zgjeruar ndjenjat tona dhe sistemin nervor qëndror tonin, «do të ishte një hap i vogël preka e vetëdijes tonë». Gjëja e habitshme është se ndërsa ai nuk e kishte idenë se çfarë ishte kompjuteri, interneti dhe deri telefonat celularë, ajo që tregonte në çdo shkrim të tijin, nga “Instrumentet e komunikimit më vonë”, duket se i përfshijnë gjithmonë këto mjete komunikimi dhe ndihmon akoma sot për t’i kuptuar. Megjithëse gjendja e botës sot është larg nga të qënit rozë si në kohën e McLuhan pavarësisht se në ato vite ekzistonte kërcënimi bërthamor, investigimi i palodhshëm i tij lidhur me pluhurizimin e gjendjes tonë të tashme na ndihmon që të njohim se ky është një tranzicion dhe na ndihmon që të shikojmë kontornot e gjinisë njerëzore elektronike. Sipas mendimit tim, një prej mendimeve më stimulues dhe më të bukur të McLuhan është: «Në epokën elektronike, e veshim të gjithë njerëzimin si lëkurën tonë». Ai bënte edhe një lidhje të rëndësishme midis kësaj vetëdijeje të botës dhe dijes së vetes tonë: «Jemi detyruar që të reagojmë ndaj botës si ndaj një totaliteti… sepse mediat elektronike krijojnë në mënyrë të menjëhershme një terren ngjarjesh hiperaktive në të cilin çdonjëri merr pjesë». Në këtë kuptim jemi të lidhur psikologjikisht përgjithmonë me të gjithë skenën bashkëkohore. Ka këtu një perceptim fin të asaj që sot duket si një total surround, kuptimi i thellë i intimitetit dhe i drejtpërdrejtshmërisë së teknologjisë elektronike, të ndërfaqeve tona me botën, si për shembull afërsia që gëzojmë me telefonat tanë celularë. Së fundi, elektriciteti do të prodhojë transparencë dhe do të përcaktojë një etikë të re globale për të garantuar bashkëjetesën paqësore. Elektriciteti është aq më i shpejtë se të shkruarit sa që e gjitha kjo mund të ndodhë më parë nga sa e mendojmë. Për mua, është kjo shpresë trashëgimia publike e Marshall Herbert McLuhan.

Derrick de Kerckhove është Drejtor i McLuhan Program in Culture and Technology, autor i The Skin of Culture and Connected Intelligence dhe Profesor në Departamentin e Frëngjishtes në University of Toronto, Canada. Tani është Profesor në Fakultetin e Sociologjisë në University of Naples Federico II.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button