Thenie

“Më e mira e botëve!” Fjalët e shkrimtarëve të mëdhenj në shtratin e vdekjes

Screen Shot 2016-04-29 at 09.10.15

Shkrimtarë të njohur të botës së letrave para vdekjes së tyre kanë thënë fjalët e fundit: prekëse, mesazhe, himne, fatkeqësi, zhgënjim… ajo çfarë jeta dhe bota e tyre e brendshme shpirtërore ka grumbulluar për t’u shprehur në frymën e fundit

Shkrimtarë të njohur të botës së letrave para vdekjes së tyre kanë thënë fjalët e fundit: prekëse, mesazhe, himne, fatkeqësi, zhgënjim… ajo çfarë jeta dhe bota e tyre e brendshme shpirtërore ka grumbulluar për t’u shprehur në frymën e fundit. Ja disa prej tyre:

1. Anton Çehov, në shtratin e vdekjes, kërkoi morfinë dhe shampanjë. “Ka kaluar shumë kohë qëkur kam pirë shampanjë për herë të fundit”, – ishin fjalët e fundit që tha.

2. “Tani, miku im, nuk është koha e përshtatshme për të bërë armiq”, – ishin këto fjalët e fundit të Volterit, thënë priftit që i kërkoi të hiqte dorë nga Satanai.

3. Franz Kafka: “Më vrit, ndryshe je vrasës!” Fjalët e fundit të Kafkës i drejtoheshin mjekut të tij, i cili nuk donte t’i bënte një mbidozë vdekjeprurëse morfine. Kafka vuante nga tuberkulozi dhe nuk mund të fliste ditët e fundit të jetës.

4. Aldous Huxley, autori i librit të mirënjohur “Më e mira e botëve”, para se të vdiste, i kërkoi së shoqes t’i jepte një dozë LSD – një lloj droge e njohur për efektet psikologjike – në mënyrë që të ikte nga kjo botë në gjendjen mendore që dëshironte vetë.

5. Fjalët e fundit të Gëtes ishin: “Më shumë dritë!” Natën para se të vdiste, shkrimtari i njohur gjerman kishte diskutuar me nusen e djalit për fenomenin optik.

6. Jane Austen, e pyetur nga e motra se çfarë dëshironte pak para fundit, Austen tha: “Nuk dua asgjë përveçse të vdes”.

7. J. M. Barrie: “Nuk mund të fle!”

Para se të vdiste, Barrie i dha spitalit të Londrës të drejtat e kryeveprës së tij, “Piter Pan”. Ky spital vazhdon edhe sot e kësaj ditë të përfitojë nga trashëgimia.

8. Hunter S. Thompson, para se të vriste veten, shkroi në letër: “Qetësohu, nuk do të dhembë!”

9. “Zot, ndihmoje shpirtin tim të shkretë!”, – ishin fjalët e fundit të Edgar Allan Poe. Vdekja e tij ishte e mistershme dhe ende nuk ka të dhëna se çfarë i ndodhi në ditët e fundit të jetës.

10.Lev Tolstoi në fund të jetës e braktisi shtëpinë dhe u mundua të jetonte mes njerëzve. Fjalët e fundit para se të ndërronte jetë: “Dua shumë gjëra, i dua të gjithë njerëzit”.

11. Emily Dickinson: “Duhet të shkoj, mjegulla po shtohet”, – ishin fjalët e fundit të saj, që kishte zënë shtratin për 7 muaj para se të ndërronte jetë.

12. Eugene O’Neill: “E dija! I lindur në një dhomë hoteli dhe si për dreq po vdes në një dhomë hoteli”. O’Neill vdiq nga pneumonia, pasi kishte vuajtur edhe nga Parkinsoni, çka e kishte bërë të paaftë për të shkruar për vite të tërë. /botimeshqip.com

Leave a Reply

Back to top button