Thenie

“Më pëlqejnë njerëzit që i zgjedhin me kujdes fjalët që nuk duhet t’i thonë”. Thënie nga Alda Merini

“Më pëlqejnë njerëzit që i zgjedhin me kujdes fjalët që nuk duhet t’i thonë”.

“Nuk jam më ajo që isha dje, nuk e di as se si do të jem nesër. Por mund të them se si jam sot bazuar nga e djeshmja ime”.

“T’i përkasësh dikujt do të thotë të hysh me idenë tënde në idenë e tij ose të saj, dhe të lëshosh një psherëtimë lumturie”.

“Kur të tjerët të kuptojnë në mënyrën e gabuar, mos humb kohë të justifikohesh. Kthe faqe dhe jetoje jetën, sepse kush të njeh, nuk të keqkupton asnjëherë”.

“Zgjohem gjithmonë në formë, por deformohem nga të tjerët”.

“Nuk mund t’i mësoj asgjë askujt, sepse çdokush duhet ta krijojë vetë rrugëtimin e tij”.

“Është e rëndësishme që një femër të lëjë një shenjë të saj, të shpirtit të saj  tek një mashkull, sepse për të bërë dashuri jemi të gjitha të afta”.

“Nuk e zgjedh se ku ta vendos një emocion, zgjedh se kujt t’ia dhuroj”.

“Dhe për aq kohë sa do të di akoma të emocionohem, do të di edhe se zhgënjimet nuk kanë për të fituar asnjëherë”.

“Njërëzit kur nuk kuptojnë, shpikin, dhe kjo është diçka mjaft e rrezikshme”.

Back to top button