Ti, që fshihesh pas fjalëve të luftës dhe përpjekjes. Ti, që pyet veten se si do të arrish të tejkalosh ditët që ende nuk kanë ardhur. Ti që ke bërë vuajtjen tatuazh mbi lëkurën tënde. Ti që lexon me vëmendje, me shpresën të gjesh pak frymëmarrje. Ty të dedikohen këto radhë.
Për të kapërcyer frikën, duhet së pari ta provosh
E ke njohur frikën, e di. KE patur përshtypjen se ke humbur kontrollin dhe që asgjë që bëje nuk të ndihmonte dot. Ke provuar të ikësh, apo më saktë ke dashur të ikësh. Instikti yt i parë ishte që t’ia mbathje; megjithatë, dikush ta ndalonte: vetja jote. Arsyet e tua finale ishin atoq ë të ndalën t’i ktheje shpinën frikës.
Dije se, që të mposhtësh frikën, më pas duhet ta ndjesh atë, duhet të ndjesh frymëmarrjen e saj në qafën tënde. Nuk është ndjesi e pëlqyeshme dhe nuk të pëlqen ta provosh, por duhet të kuptosh se është kalimtare dhe, herët a vonë, do të zhduket. Retë e stuhisë vijnë por, nëse di të presësh, ato ikin prapë. Mund të rikthehen, por një herë që i ke fituar, nuk do të jenë më kurrë kaq të mëdha.
Asnjëherë deti i qetë nuk e ka bërë ekspert një marinar
Ke dëgjuar se uji ka marrë formën e lumenjve në luginën e vështrimeve, apo të nyjave në rrëpirat e fjalëve. Ke kërkuar të krijosh diga në dete pa arritur asnjëherë rezultate, dhe me kalimin e kohës ke kuptuar se është më mirë që uji të ndjekë rrjedhën e vet. Dhe në vend të kësaj, ke zgjedhur të ruash fuqinë për të zgjedhur se ku dëshiron të shkosh.
Sepse uji jo vetëm përmbyt dhe fundos, por edhe pastron e i jep formë tokës. Eshtë në gjendje të largojë pisllëkun e akumuluar, duke lënë të zbuluar një horizont të pasigurtë, që tani shfaqet i qartë dhe i përcaktuar.
Ashtu sikurse është e domosdoshme të bjerë shi për të parë ylberin, të është dashur të luftosh për të shijuar sukseset e tua. Dhe falë kësaj përpjekjeje ke mësuar se ajo që dëshiron, ka vlerën e domosdoshme për të përballuar stuhitë që ke ndeshur herë pas here.
Eshtë e lejuar të qetësohesh
Ke transformuar luftën tënde në një zakon dhe kjo e bën ndalimin të komplikuar. Ke përshtypjen se, nëse i lejon vetes një minutë qetësi për t’u ulur, ndalur dhe parë përreth, nuk do të ngrihesh dot më.
Megjithatë, si marinar e di që nëse stuhia nuk qetësohet gjatë lundrimit, mund të përdorësh detin dhe erën në favorin tënd, dhe të gjesh strehim në ujëra pak më të qeta.
Udhëtimi i anijes është i gjatë dhe pamjet që ofron gjatë rrugëtimit janë të ndryshme. Sa herë sheh rrotull, peisazhi ndryshon dhe është e vështirë të gjesh sërish atë skenar, që sytë e tu kanë admiruar vetëm pak momente më herët. Varet vetëm nga marinari, nëse duhet të hedhë spirancën herë pas here, për të vëzhguar.
Lufto për gjëra që ia vlen t’i arrish
Nëse ke mbërritur deri këtu është e qartë: ia vlen. Frika dhe vuajtja do të jenë pasagjerë, por kënaqësia që ia dole do jetë e përhershme. Mos harro se vdekja nuk provokohet prej vuajtjes së luftës, por prej qëllimit për ta hsmangur atë.
/ bota.al