Motivuese

“Më tepër se frika e vdekjes, ajo që më shqetësoi ishte dhimbja që do i shkaktoja atyre që mëdonin”

“Ndërkohë që interpretoja, përjetova një ndjesi bezdisjeje në kraharor, një formë shtrëngimi që mëalarmoi qysh në fillim. “Çfarë mund të jetë?”, pyeta veten. Në vetëm pak sekonda, dhimbja filloi të bëhej më e fortë dhe të përhapej në të gjithë kraharorin. Në atë moment kuptova se diçka e rëndë po më ndodhte dhe pashë nga regjizori. Ai e kuptoi që nuk isha mirë dhe ndërkohë që ai telefononte urgjencën, unë i kërkova falje publikut dhe u largova nga skena.

Brenda 40 minutave u gjenda në sallën operatore. “Ju dua të gjithëve”, u thashë atyre që punonin në atësallë përpara se të niste ndërhyrja. Dola nga dalla me një unazë të vendosur në zemrën time. Më tepër se frika e vdekjes, ajo që më shqetësoi ishte dhimbja që do i shkaktoja atyre që më donin”. – Massimo Lopez

Infarkti është një ngjarje e papritur, një sëmundje e heshtur, por tepër e rëndë, jetëkërcënuese dhe invalidizuese. Është shkaku kryesor i vdekshmërisë në gjithë botën dhe sigurisht nuk duhet neglizhuar. Me dhimbjen e parë të gjoksit që ndjeni, duhet të paraqiteni në spital për ndjekje të mëtejshme, pasi infarkti vërtet ndodh papritur, por derisa një enë gjaku e zemrës të bllokohet plotësisht dhe të japë infarkt, ka raste kur një person ka edhe ngjarje të mëparshme me dhimbje gjoksi.

Mos e lini pas dore shëndetin, pasi është gjëja më me vlerë që kemi. Mendoni përherë për veten dhe tëafërmit tuaj. Mos u tregoni egoistë, pasi jeta juaj ka shumë vlerë për ata që ju duan. Nuk keni pse t’u shkaktoni një dhimbje të pashtershme, kur disa ngjarje mund t’i parandaloni. Jetoni për veten dhe për ata që ju duan.

Back to top button