Enciklopedike

Më vdekjeprurëset / 10 epidemitë që gjunjëzuan njerëzimin

Screen Shot 2016-08-16 at 20.44.12

  1. Lia (1900). Lia, një mallkim 12.000-vjeçar mbi njerëzimin, vrau 300-500 milionë njerëz vetëm në shekullin e 20-të. Sëmundja u zhduk përfundimisht në vitin 1979, pasi u prodhua një vaksinë.
  2. Vdekja e Zezë (1300). Mes viteve 1346 dhe 1353, murtaja bubonike rrafshoi Evropën, duke vrarë deri në 200 milion njerëz. Vlerësimet tregojnë se 60% e popullsisë së Evropës u zhduk.
  3. Grupi spanjoll (1918-1920). Më shumë se 25 milion njerëz vdiqën në këtë variacion veçanërisht virulent të gripit. Gjatë mbretërimit të dy-vjeçar të epidemisë – por disa ekspertë besojnë se kjo shifër mund të jetë edhe më afër 50 milionëshit.
  4. HIV / AIDS (1981-vazhdim). Një epidemi globale e HIV / AIDS është shpallur nga OBSH që në vitin 1981. Numri i të vdekurve deri tani është 36 milionë, pavarësisht barnave të reja antiretrovirale, që ka bërë që numri i vdekjeve të jetë në rënie.
  5. Murtaja e Justinianit (541-542 AD). Ky shpërthim i murtajës në kohën e Perandorit Justinian vrau rreth 5,000 njerëz në ditët e kulmit të saj dhe kishte fshirë nga faqja e dheut 25 milionë, deri kur përfundoi mbretërimi i saj i terrorit.
  6. Murtaja Antonine (165 AD). Ekspertët dyshojnë se shpërthimi i saj u shkaktua nga lia ose fruthi. Ushtarët që ktheheshin nga Mesopotamia sillnin patogjenë të huaj në Romë, duke përhapur një sëmundje që vrau pesë milionë njerëz.
  7. Gripi aziatik (1956-1958). Ky shpërthimi pandemik i nëntipit H2N2, i gjetur në Kinë në vitin 1956 mori dy milionë jetë. Në dy vitet që mbretëroi, u përhap në Hong Kong, Singapor dhe SHBA.
  8. Tuberkulozi (1800). Edhe sot TB konsiderohet një epidemi globale, duke vrarë një person çdo 20 sekonda. Në vitet 1800, sëmundja infektive e mushkërive vrau një të katërtën e të gjithë të rriturve në Evropë.
  9. Kolera (1800). E përhapur nga Kalkuta në 1817, epidemitë e kolerës të shekullit 19 spastruan dhjetëra miliona njerëz. Edhe sot, ka 5.3 milionë raste të reja në vit. Nëse nuk trajtohet, ajo mund të vrasë brenda disa orësh
  10. Malaria (2700 BC-prezent). Gjysma e botës jeton në rajonet ku kafshimet nga mushkonjat e infektuara mund të transmetojnë malarien; 250 milionë njerëz janë diagnostikuar çdo vit, duke rezultuar në një milion vdekje. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button