Në Versajë, takimi i katër udhëheqësve për të ardhmen e Bashkimit Evropian. “Do të tregojmë rrugën. Nëse ndalemi, shembet gjithçka”
Samiti katërsh u thirr nga presidenti francez, për t’u përgatitur për festimet e Traktateve të Romës, të cilat do të mbahen më 25 mars. Dhe, nëse nga njëra anë liderët evropianë këmbëngulin në thirrjen për një Europë të hapur, nga ana tjetër, ata “hapen” edhe ndaj idesë së një Evrope me dy shpejtësi. “BE-ja është në vështirësi,” pranojnë të katërt, duke kërkuar që të lejohet “integrim me nivele të ndryshme”, për vendet që janë pjesë e saj.
Dështimi i BE-së është para syve të të gjithëve. Në vitet e fundit, burokratët në Bruksel kanë dështuar në përballjen me krizën ekonomike, vërshimin e imigrantëve dhe terrorizmin islamik. Ata i detyruar vendet anëtare të futen në kurthe, që i kanë bërë ata gjithnjë e më të dobët. Kështu, ndërsa Bashkimi Evropian është duke u përgatitur për të festuar Traktatin e Romës, shënon lindjen e Komunitetit Ekonomik Evropian (KEE), krerët e shtetit të Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Spanjës bëjnë “mea culpa”. “Gjendemi në një kontekst me shumë paqartësi, shumë shqetësime – pranon Hollande – dhe disa parime që dukeshin të çertifikuar përgjithnjë, si sundimi i ligjit, solidariteti, hapja dhe paqja, tashmë gjenden të kontestuar”.
Sipas presidentit francez, nuk është e mjaftueshme që të festohen gjashtëdhjetë vitet e Traktateve Evropiane: “Ne kemi nevojë për një angazhim për të ardhmen”. Dhe kjo përpjekje përfshin gjithashtu formimin e një Evrope me dy shpejtësi. Ne nuk duhet të lëmë pas askënd, por BE-ja duhet të lëvizë përpara me shpejtësi të ndryshme – ka përsëritur Hollande. BE-ja duhet të demonstrojë solidaritetin e të 27 vendeve, por ne kemi nevojë për forma të reja të bashkëpunimit të diferencuar”.
Edhe Merkeli ka rënë dakord mbi nevojën për të lëvizur drejt një Evrope me disa shpejtësi. “BE-ja ka qenë një krijim i paqes”, – ka shpjeguar ajo. “Ne duhet të vazhdojmë në këtë drejtim, sepse në qoftë se ndalemi, çdo gjë që kemi ndërtuar mund të shkatërrohet. Të gjithë kemi detyrimin që të vazhdojmë ndërtimin e Evropës”.
Edhe kancelarja gjermane ka mbështetur tezën e “bashkëpunimit të diferencuar”. “Disa vende duhet të ecin përpara më shpejt se të tjerët – argumentoi ajo – por për ata që janë mbrapa, nuk është një situatë e mbyllur”. / Përgatiti: www.bota.al