Magazine

Meksika si Iraku dhe Karteli si ISIS-i

El Chapo dhe historia sekrete e krizës së heroinës

PJESA E TRETE

Ka gjasa që fundi i Pax Sinaloa të ketë të bëjë edhe me arratisjen e dytë të Guzmán nga burgu, me 12 korrik 2015. Detajet e arratisjes kanë qenë mjaltë për mediat – Guzmán kishte kaluar nëpërmjet një të çare të hapur në dushin e tij (a po, kishte një dush të gjithnin për vete me një mur në ruajtje të privatësisë; ua lë refleksioneve tuaja mbi konceptin e ruajtjes së privatësisë në një burg të sigurisë së lartë) dhe kishte përshkruar me motoçikletë një tunel prej 1 kilometrash e gjysmë pikërisht nën hundën e autoriteteve penitenciare të hutuara, me sa duket deri në atë moment të bindura se e kishin oborrin të prekur nga urithët. Sa për kronikë, Guzmán nuk ka dalë nga tuneli me motoçikletë. Steve McQueen arratiset me motoçikletë. Vë bast se Guzmán në atë tunel as nuk ka hyrë fare; njeriu që mund t’i lejojë vetes të paguajë 50 milion dollar rryshfet dhe gërmimit të tuneli 1.5 kilometra të gjatë, mund t’ia lejojë vetes edhe që të mos e përdorë. Lexues të dashur, po flasim për një njeri që vlen 1 miliard dollarë. Meditonte të blinte Chelsea F.C. Ka dalë pa pikë dyshimi nga dera kryesore. Pasi El Chapo Guzmán arriti famën, mediat e hiperbolizuan jetën e tij. Ishte rritur në varfëri, duke mbledhur opium në plantacione qysh kur ishte 8 vjeç. Në moshën 15 vjeçare kishte nisur të shiste kokainën e tij. Gjithçka e vërtetë, u jepte para të varfërve (e vërtetë). Ka ndërtuar shkolla, spitale dhe kisha (e vërtetë, e vërtetë, e vërtetë). Ishte i dashur me të ëmën (e vërtetë). Ishte arratisur më parë nga burgu (pjesërisht e vërtetë). Më mirë te ecet më shkallë, përndryshe historia e arrestimeve dhe e arrative të Guzmán rrezikon të krijojë konfuzion:


(Kliko KETU per te lexuar pjesen e pare dhe KETU per pjesen e dyte)


1993: Guzmán u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burg në një burg të sigurisë së lartë që menaxhohej si një rreth privat, me shumë kurva, ushqime dhe verëra të kushtueshme, si edhe kinema një herë në javë.

2001: Guzmán kryen “arratinë” e parë, që ashtu si ajo e fundit, nuk ushte aspak e tillë. (Në përgjithësi, një arratisje nuk shikon pjesëmarrjen aktive e gardianëve). Versioni i atij viti qe se ishte arratisur brenda një karreli lavanderie, por, duke ju përmbajtur burimeve të mirëinformuara, në të vërtetë u mor nga çatia e burgut me helikopter.

2014: Guzmán u rikap, ka mundësi pas një marrëveshjeje të lidhur nga ortaku i tij Zambada për të mos e lejuar të birin të vuante dënimin nga 10 vjet në të përjetshëm për trafik kokaine në Arizona. (Djali i Zambada është zhdukur nga të gjitha regjistrat e burgjeve federale të Shteteve të Bashkuara – lexo: Program i Mbrojtjes së Dëshmitarëve).

2015: Guzmán arratiset sërish, kësaj radhe versioni i autoriteteve është tuneli.

Hapësirë të rinjve

Në rast se Meksika është bërë Irak, Karteli Nuova Generazione i Jalisco (CJNG) është IS-i i vendit. Vetë emri tregon se konsiderohet në një farë mënyre ndryshe, një racë e re narkotrafikantësh e gatshme të zëvendësojë gjeneratën e mëparshme duke i korrigjuar gabimet. Ka një të vërtetë thelbësore në këtë tezë: një prej problemeve të Kartelit të Sinaloa ka faktikisht karakter gjeneracional. Lidershipi gjenial që e ka çuar në vend të parë ka vdekur apo është plakur. CJNG-ja ishte më parë një krah i Kartelit të Sinaloa nën drejtimin e Ignacio “Nacho” Coronel. Por organizata e Nacho u nda më dysh pas vdekjes së tij në një përplasje zjarri me ushtrinë meksikane në 2010 dhe një prej fraksioneve, Los Torcidos, ka evoluar në CJNG. Bosi i tij, Nemesio Oseguera Cervantes, “El Mencho”, bëri 3 vite në një burg kalifornian për trafik heroine, më pas u kthye në Meksikë për të drejtuar skuadrën e vdekjes Torcidos. Në atë kohë objektivat kryesorë qenë rivalët Zetas; në 2011 El Mencho i masakroi 35 njerëz në Veracruz, 31 të tjerë një muaj më pas. Djali i El Mencho, pashmangshmërisht i quajtur “El Menchito”, ishte dikur aleat i ngushtë me Guzmán, por u arrestua në janar të 2014. Një muaj më pas, kur Guzmán u arrestuat, El Mencho ju paraqit mundësia e shkëputjes nga Karteli i Sinaloa. Ajo që e bën CJNG-në të ngjashëm me IS-in është paskrupullshmëria totale. Për të konsoliduar pushtetin e tij, El Mencho do të autorizonte vrasjen e Ministrit të Turizmit të Jalisco dhe të një deputeti. Në mars të 2015, të armatosur me automatikë dhe bomb adore, njerëzit e CJNG-së kanë hyrë në një qytet dhe kanë vrarë 5 policë. Dy javë më pas, gjatë një prite të një karvani policie, kanë vrarë 15 punonjës të tjerë. Të nesërmen kanë vrarë shefin e policisë të një qyteti tjetër. Në prill të 2016 kanë rrëzuar një helikopter ushtarak me raketalëshuese. Tani po përballen me Kartelin e Sinaloa në Kaliforninë e Poshtme, duke përcënuar stabilitetin e rajonit kufitar. Burime të policisë më referojnë se CJNG-ja është bërë aleat edhe me grupin e ringjallur Beltrán Leyva për t’u ndeshur me bosët e vjetër të Acapulco, me një rigjallërim të dhunës në këtë lokalitet turistik. Ndërsa situate nxehej, ka hyrë në skenë një drogë e re, në të vërtetë e vjetër. Fentanyl është një opoid sintetik 30 – 40 herë më i fortë sesa heroina. Është krijuar në 1960 nga Janssen Pharmaceutics (sot një degë e Johnson & Johnson) si ilaç për dhimbjet e tmerrshme e të sëmurëve terminalë me kancer. Është aq e fortë sa që DEA (agjencia amerikane antidrogë) i paralajmëron agjentët e saj se është i dëmshëm qoftë edhe kontakti i thjeshtë me substancën; mund të merret me tableta (emërtimi komercial: Duragesic, Actiq dhe Fentora), sprei, me thithje, me injektim, të përdoret si manikotë transdermike apo të përzihet me heroinë. Këngëtari Prince ka vdekur prej një mbidoze me Fentanyl; ashtu si 700 amerikanët e tjerë vitin e kaluar. Fentanyl është një vrasës versatile.

Trupi i Crystal Sharee Moulden është gjetur në një rrugë të shtetit Baltimore qershorin e kaluar. Nxënëses i ishte injektuar një dozë heroine të prerë me Fentanyl. Ishte 16 vjeçe dhe me të gjitha 10-a në shkollë. Fotoja e nekrologjisë së saj tregon një vajzë të qeshur midis shoqeve të saj cheerleader. Në New Orleans, duke i qëndruar të dhënave të përcjella nga The Times – Picayune, në muajin e parë të 2016 viktimat e Fentanyl e kanë kaluar numrin e vrasjeve. Në Connecticut, vdekjet e lidhura me opoidin në fjalë janë rritur me 151 përqind midis 2014 e 2015 dhe parashikohet se do të rriten me 70 përqind më shumë në 2016. Për narcosët, avantazhet e Fentanyl ndaj heroinës janë të mëdha. Parasëgjithash, prodhohet në laborator, kështu që nuk hyjnë në punë fushat me lulëkuqe që mund të jenë objekt sulmesh, djegiesh apo sekuestrimesh. As hyjnë në punë qindra fshatarë për mbledhje dhe as nevoja për të blerë apo kontrolluar territore (hëm, jo territore për t’u kultivuar, por gjithsesi duhet kontrolluar aksesi në rrugët e shpërndarjes, nga këtu dhunat e reja në Kaliforninë e Poshtme ku përqindja e vrasjeve është trifishuar). Por janë fitimet që do ta bëjnë këtë suabstancë krakun e ri, derivation e kokainës që ka krijuar pasurinë e pafundme të karteleve meksikane në vitet Tetëdhjetë e Nëntëdhjetë. 1 kilogram Fentanyl mund të pritet nga 16 në 24 herë, duke prodhuar një fitim të jashtëzakonshëm për kapitalin e investuar: më shumë se 1 milion dollarë për kilogram, kundrejt 271 mijëve për kilogram për heroinën. Kështu që nuk habit fakti që sipas vlerësimeve të DEA-s importimi nga Meksika i tij është rritur me 66 përqind nga 2014 deri më sot. Duke qenë se shpesh përzihet me heroinën për t’ia rritur fuqinë, heroinomanët e paditur vdesin prej të njëjta dozave që më parë thjesht i bënin të ndjeheshin mirë. Ndihma e shpejtë, personeli i departamenteve spitalore të emegrjencës dhe policët nuk e kuptojnë situatën dhe nuk e dinë se nevojitet një dozë e dyfishtë me Naloxon apo Narcan për të animuar një toksikodipendent me sistemin respirator të bllokuar nga Fentanyl. Ata që i mbijetojnë e rrisin nivelin e varësisë nga substance. Kartelet e përziejnë me heroinë sepse sapo provohet kjo përzierje, askush nuk kthehet më tek “heroina e thjeshtë”, që papritmas nuk shkakton asnjë efekt.

Prodhimi ilegal i Fentanyl në laborator, shoqëruar me frakturën e Kartelit të Sinaloa, ka pasoja katastrofike për rendin publik e shoqërinë civile, por është një dhuratë e Zotit për narkosët që synojnë të prishin rendin e vjetër. Grupe të shkëputura si CJNG-ja mund ta shfrytëzojnë me lehtësi potencialin e madh fitimprurës të Fentanyl për të financuar rebelimin dhe fitimet do t’i inkurajonin të përdornin dhunën për të kontrolluar rrugët e shpërndarjes. IS-i është në rënie në Irak në pjesën më të madhe pasi nuk arrin të paguajë më luftëtarët e tij. Falë Fentanyl, narkosët e rinj nuk do ta kenë këtë problem. Shërben vetëm prirja ndaj dhunës dhe ajo nuk mungon. Meksika ka bërë pak për ta mbushur boshllëkun e krijuar nga rënia e Guzmán. Për pasojë, nuk do të jenë 3 grupe që do të tentojnë fronin, por dhjetëra. Në anën amerikane, ngjitja e grupeve të shkëputura i komplikon operacionet e policisë që duan të lokalizojnë dhe kapin drogën. Nuk dihet më nga vjen dhe, më keq akoma, se çfarë përmban. Fillimisht asnjeri nuk do të jetë në gjendje të thotë nëse bëhet fjalë për heroinë të pastër, heroinë të përzier me Fentanyl, Fentanyl të pastër apo të prerë kushedi se me çfarë. Do të mbretërojë kaosi farmakologjik. Për heroinën flitet për epidemic. Fentanyl do të jetë murtaja. Muajt e lirisë së Guzmán pas korrikut 2015 kanë qenë një farsë. Ndërsa mediat lëshoheshin në një gjueti ndaj thesarit të pamatshëm (është në Kolumbi, në Kosta Rikë, në Los Angeles), inteligjenca meksikane dhe ajo amerikane sipas të gjitha gjasave qenë në korrent të lëvizjes së individit qysh nga momenti në të cilin nuk kishte dalë prej tunelit. Padyshim në vjeshtë autoritetet meksikane e dinin se Guzmán frekuentonte qytetin bregdetar Los Mochis në shtetin Sinaloa, ku dhe më pas ka ndodhur kapja e tij. Nuk banonte në një vend të humbur, kishte shtëpi në një rrugë me 4 korsi, pak larg nga banesa e nënës së Guvernatorit të Sinaloa (nuk ju kujton pak Abbottabad, vendstrehimin e Usama Bin Laden?). Është e qartë se Guzmán i është rritur mendja dhe ka qenë fatale influencimi nga buja mediatike. Ka botuar nëpërmjet djalit Ivan një foto në rrjetet sociale me vendndodhje Kosta Rikën. Me nëjerë është hipotezuar se e kishte lënë Meksikën, edhe pse dikush si puna ime ka bërë me dije se edhe një qytet i shtetit Sinaloa quhet Kosta Rika.

Në një moment të caktuar Guzmán ka kërcënuar se do të vrasë edhe Donald Trump (çuditërisht Trump nuk i është përgjigjur duke e etiketuar me nofkën përbuzëse, ndoshta pse, ndër të gjithë meksikanët e thirrur për të paguar për ndërtimin e murit. Guzmán do ta kapte topin në ajër, duke qenë se do të rriste të ardhurat e tij). Pastaj ka zemëruar një numër njerëzish duke kërkuar që të marrë kontrollin e shitjes së brendshme të drogës, sidomos të heroinës, në dëm të shpërndarësve të pavarur të Sinaloa. Kjo lëvizje çuditërisht idiote ka krijuar një revoltë në pjesën jugore të shtetit, duke e penguar lirinë e lëvizjes së Guzmán. Bandat që kontrollonin tregjet lokale nuk donin shkopinj në rrota dhe qenë të gatshme të përdorni automatikët për të mbrojtur portofolin, duke kërcënuar se do të hidhnin në erë minierën e arit – dhjetëra miliarda dollarë që ortakët e Guzmán nxirrnin nga trafiku ndërkombëtar i heroinës, kokainës, metanfetaminës dhe, në masë gjithnjë e më të vogël, marihuanës. Ortakët e Guzmán në Kartelin e Sinaloa qenë ngopur tashmë me këto budallallëqe – për shembull, Ismael Zambada nuk mund ta duronte më statusin e tij të ri si celebritet mediatik – dhe qenë të gatshëm që ta kthenin prapa hekurave mikun e tyre të vjetër, ku do të kishte më shumë vështirësi për t’ua shkatërruar punët. Karteli duhet të ketë lidhur me qeverinë meksikane një pakt të kësaj natyre: na e hiqni qafe, bëni çfarë të doni, por mos e vrisni. Na sjell një mal me para dhe vazhdojmë të kemi lidhje të forta me familjen dhe me besnikët e tij. Të vetmit që nuk kanë mbetur të vrarë në aksionin që ka çuar në kapjen e re të Guzmán kanë qenë vetë aid he krahu i djathtë i tij. Nëse mendoni se është rastësi, mendoni për tunelin. Ndërkohë kanë hyrë në skenë Sean Penn dhe Kate del Castillo, protagonist të një burlesku të shëmtuar.

Del Castillo nuk e kishte fshehur admirimin e saj për Guzmán, duke u deklaruar në rrjetet sociale se besonte tek ai më shumë sesa tek qeveritë dhe e nxiste që të ishte një Robin Hood bashkëkohor duke u bërë kështu «heroi i heronjve». vijon

Pergatiti: Armin Tirana / bota.al

Lexoni edhe:

https://www.bota.al/2017/04/el-chapo-dhe-historia-sekrete-e-krizes-se-heroines/

https://www.bota.al/2017/04/kriza-e-heroines-el-chapo-dhe-kartelet-meksikane-atje-ku-nuk-mbin-me-bari/

Leave a Reply

Back to top button