Personazhe

Melanie Trump si mama. Ç’duhet të dini për zonjën e parë të SHBA

Melanie Trump është parë gjithmonë si femra e bukur që ka në krahë një mashkull të pushtettshëm, dhe shumë pak gjëra dihen për të. Duke qënë se Donald Trump, është një natyrë maskiliste, Melanie si pasojë ka pasur fatin të jetë më tepër ajo bashkëshortja tradicionale, fjalë pak dhe mbi të gjitha një mama e përkushtuar. Zonja e parë e Shteteve të bashkuara është një nënë mëse e përkushtuar për djalin e saj Barron.

Donald nuk ka qënë shumë present në jetën e djalit të tij të vogël. Melanie është kujdesur për të gjitha. Madje e pyetur në 2015, ajo është shprehur se mos përfshirjen e Trump në rritjen e djalin nuk e ka parë kurrë si problem duke e justifikuar me faktin se Donald ka qënë shumë i zënë me bizneset e tij. “Kështu funksionojnë gjërat ndonjëherë” – ka thënë ajo.

Ajo ka qënë vërtet një mama e përkushtuar. Melanie nuk e nisi biznesin e saj përpara se djali të arrinte moshën për të shkuar në shkollë. “Jam një mama me kohë të plotë, pastaj punoj” – është shprehur Melanie. Të gjithë takimet e punës ajo i realizon gjatë kohës kur Barron është në shkollë apo në aktivitete të tjera.

Një nga taktikat e saj të preferuara në rritjen e djalit ka qënë toleranca. Ajo është një partizane e idesë që fëmija duhet lejuar edhe të gabojë. “Gabimet krijojnë krahët për të fluturuar më vonë” – shprehet Melanie.

Një tjetër fakt interesant është pjesa që Barron flet 3 gjuhë të huaja dhe kjo falë Melanie. Ajo është kujdesur që ai të flasë anglisht, frengjisht, dhe sigurisht gjuhën e nënës sllovenisht.

E pyetur nëse dëshiron fëmijë të tjerë ajo është shprehur se mjaftohet vetëm me një fëmijë. Sidomos momentalisht, që duhet të jetë edhe zonjë e parë.

Kush nuk do e donte një mama si Melanie? Barron nuk ka vetëm një dhomë, por një kat të tërë në vilën ku ata jetojnë.

Gjëja më e mirë që ajo pretendon se ka në marrëdhënie me të birin është komunikimi. Melanie shprehet se është një dëgjuese e mirë dhe ka krijuar afrimitetin e duhur për të diskutuar shumë tema me të birin./Opinion.al

Leave a Reply

Back to top button