Bota

Memo për Putinin! Siria është “Ukraina” e Turqisë

Screen Shot 2015-11-28 at 4.14.55 PMNga Marc Champion

“Bloomberg”

Udhëheqësit ruse, janë dukshëm të tronditur nga vendimi i paramenduar Turqisë për të rrëzuar një nga avionët e tyre, për të cilën ata thonë se ishte i motivuar nga mbështetja e pretenduar që Ankaraja jep për Shtetin Islamik, si dhe lakmia për të ardhurat nga kontrabanda e naftës me terroristët.

Një shpjegim i thjeshtë, është se Rusia do kishte bërë të njëjtën gjë. Hipoteza:Çfarë do të bënte Presidenti Vladimir Putin, në rast se lufta civile do të shpërthente në një vend fqinj, i cili kishte qenë pjesë e perandorisë ruse për shekuj me radhë, para se të pavarësohej në rrethana dhe me kufij, të cilat rusët ende e kanë të vështirë t’i pranojnë?  Çfarë do bënte ai nëse, në atë luftë, disa nga rebelët do të ishin rusë etnikë, në rrezik për t’u shtypur brutalisht nga forcat e armatosura të shtetit fqinj?

Në fakt, kjo nuk është dhe aq hipotetike; ajo përshkruan më së miri situatën në Ukrainën lindore. Dhe ne e dimë se çfarë bëri atje Rusia – u përfshi thellë në një pushtim të fshehur e të përgatitur dobët. Siria ishte nën kontrollin osman nga viti 1516, deri në rënien e Perandorisë Osmane. Perandoria Ruse e mori rajonin e Donbasit në mes të viteve ‘700.

Rebelët “turkmenë” që po bombardoheshin nga avioni rus Su-24 në momentin që u rrëzua, janë turq etnikë. Ata përfunduan në anën e gabuar të kufirit, kur ai u imponua nga një traktat i vitit 1921 (pak para se rajoni i Donbasi të përfshihej në Ukrainën sovjetike). Edhe psikologjia e çuditshme se si ish-perandoritë ndihen, sikur kanë ende një të drejtë të veçantë, madje edhe përgjegjësinë, për të ndërhyrë në pjesët e dala prej tyre, është e ngjashme.

Kur filluan protestat pro-demokracisë në Siri në vitin 2011, Erdogan tha se Turqia i shihte ato si një çështje e brendshme. Ai u ndje i fyer kur presidenti Bashar Al-Asad, nuk pranoi të bënte siç i ishte thënë. Që prej rrëzimit të avionit në fillim të kësaj jave, presidenti turk pranoi se vendi i tij e vuri qëllimisht në shënjestër avionin rus, për shkak të goditjes që Moska po u jep rebelëve turkmenë.

“Ne nuk kemi ndërmend ta përshkallëzojmë këtë incident. Ne jemi vetëm duke mbrojtur sigurinë tonë dhe të drejtat e vëllezërve tanë”-tha Erdogan. Sado agresiv që u tregua me vendimin për të rrëzuar  një avion rus, për shkak të shkeljen prej 17 sekondash të hapësirësh ajrore turke, Erdogan nuk shkoi aq larg sa Putini për të pohuar të drejtën e tij, për të ndërhyrë ushtarakisht në mbrojtje të të afërmve etnik, në çdo kohë dhe kudo.

Tani mbani parasysh sesi do të reagonte Putini, nëse SHBA apo Traktati i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të vendosin të përfshihen ushtarakisht në Ukrainën lindore, duke ndërtuar një bazë ajrore, dhe vendosur një bateri raketash Patriot 50 milje larg nga kufiri rus. Imagjinoni avionët e NATO-s që sigurojnë forcën ajrore për një sulm nga terreni ukrainas, kundër rëbelëve të mbështetur nga rusët, ndihmuar nga trupat nga Polonia dhe Çeçenia (në rastin e Sirisë, është Irani dhe Hezbollahu).

Imagjinoni avionët turq dhe amerikanë, që fluturojnë në hapësirën ajrore ruse, duke u përpjekur të zgjedhin objektivat më të sakta për t’u goditur.  Ky është një skenar i egër, por sigurisht Putinit nuk do t’i duhen 3 muaj para se të rrëzojë ndonjë prej avionëve të NATO-s.

Ai nuk do të marrë seriozisht as çdo koment nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, se ishte e qartë që pilotët e NATO-s nuk kishin “kërcënuar në asnjë mënyrë” hapësirën e  Federatës Ruse, fjalët e Putin në zemërim e sipër do të ishin:”Ne kemi marrë një thikë pas shpine nga bashkëpunëtorët e terrorizmit”.

Putini nuk do të impresionohet as nga pretendimet e NATO-s, se rebelët e mbështetur nga rusët që kishin bombarduar Donbasin ishin terroristë. Putin thotë se ai po bombardon Shtetin Islamik në malet turkmene, ndonëse në atë zonë nuk ka ende raporte për praninë e ISIS-it. Ata janë rebelët që luftojnë Asadin.

Natyrisht, ka sa dallime por edhe ngjashmëri ndërmjet situatave në veri të Sirisë dhe Ukrainës, e kaluara dhe aktualja – është qëndrimet e Rusisë dhe Turqisë që janë të ngjashme, por jo konfliktet.

Dhe të dyja udhëheqjet e Rusisë dhe Turqisë, janë duke e përdorur mbulesën e shqetësimit popullor për fatin e rusëve dhe turqve të tjerë, për të ndjekur synime më shumë strategjike, dhe më pak fisnike. Në mesin e atyre qëllimeve për Erdoganin, është ai që do të jetë shumë i njohur në Kremlin:Një vendosmëri për të treguar se jo vetëm Rusia, por edhe SHBA, Franca dhe të tjerët po kërkojnë të bien dakord mbi një strategji të përbashkët me Putinin, dhe se asnjë zgjidhje për Sirinë s’mund të arrihet, nëse interesat turke nuk merren plotësisht në konsideratë. Këto elementë nuk lejojnë një aleancë me Asadin për të shtypur shokët sunitët, qoftë turkmenas apo arabë.

Gjëja e mençur që Rusia duhet të bëjë tani, do të jetë njohja e fakti se ajo e keqgjykoi ndjeshmërinë turke, dhe të përshtatet në përputhje me rrethanat. S’ka dyshim se Putini ka fqinj mjaft armiqësore, dhe madje tashmë edhe ish-aleatët. Por do të jetë joshëse për të shkuar më tej, pasi edhe Erdogan i ka bërë llogaritë gabim:Ai ka një dorë shumë të dobët në Siri, sesa Putini ka në Ukrainë.

Për të nënvizuar atë që është e qartë, Turqia nuk është një fuqi bërthamore. Përveç kësaj, pavarësisht nga gabimet e mëdha të gjykimit në mbështetjen e ekstremistëve islamikë, kur ata mbërritën në Siri një deri në dy vjet pas fillimit të konfliktit, Turqia nuk e ka prodhuar luftën civile në Siri, sikundër Rusia e shkaktoi një luftë të tillë në Ukrainë.

Turqia nuk kanë vendosur as një numër të madh trupash “vullnetarësh” dhe armatime të rënda në fushë – betejën siriane. Pra, aftësia e Turqisë për të ndikuar ose t’iu përgjigjur ngjarjeve në Siri, është jashtëzakonisht e kufizuar. Në rajonin e Donbasit, Putini qe në gjendje ta ndizte apo reduktonte konfliktin, pak a shumë sipas dëshirës.

Për momentin, hakmarrja ruse është formësuar deri tek sanksionet ekonomike, vendosjen e sistemeve të tjera raketore anti-ajrore në pjesën veriore të Sirisë, dhe sipas disa raporteve, dyfishuar fushatën e saj të bombardimeve në malet Turkmene. Erdogan do të jetë i pafuqishëm për t’u kundërpërgjigjur në mënyrë efektive, përveçse nëse ai merr ndër sy edhe më shumë rreziqe të pamatura, në një luftë që ai s’mund ta fitojë./Bloomberg – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button