Seria: Ligji i Tërheqjes, si ta kuptoni dhe përdorni në favorin tuaj
Eksperimentet shkencore që përdorin efektin Placebo për arsye shëndetësore kanë treguar se nëse beson diçka, do të të bëjë të ndihesh më mirë. Edhe nëse janë pilula sheqeri dhe jo një mjekim I vërtetë, do të të bëjë të ndjehesh më mirë dhe pastaj vërtetë ndihesh më mirë… Çdo herë që mendoni një mendim negativ, keni nevojë për tre mendime pozitive që ta eleminoni atë. Nëse fokusoni gjithë energjinë tuaj pozitive në një rezultat pozitiv, ai do të ndodhë. Mund ta shihni këtë gjë me lutjen, pasi njerëzit fokusohen në dërgimin e një mesazhi pozitiv gjatë lutjes, për të patur një rezultat pozitiv.
Rëndësia e mendimeve pozitive dhe energjisë pozitive është e jashtëzakonshme, në kërkimin për manifestimin e fatit tonë. Vetëm sjellja jonë ka fuqinë që të na shpjerë atje ku duam të shkojmë.
Kur fokusoheni në manifestimin e një destini pozitiv, je duke ravijëzuar natyrshëm qëllimet tuaja dhe sjelljet tuaja me pozitivitetin. Kjo do të prekë shëndetin tuaj, marrëdhënien, si dhe sukseset tuaja në një mënyrë pozitive.