Pavarësisht pamjes së saj që ngjall zili ngado, Jennifer Lopez pranoi se në të kaluarën ka ndjerë turp për trupin e saj.
49-vjeçarja tha për revistën Hello se mendonte që nuk ishte “e hollë sa duhej” kur hyri fillimisht në industrinë e modës dhe kinemasë, dhe si u duhej të humbiste peshë që të bëhej e suksesshme.
Megjithatë, teksa ylli i kinemasë dhe muzikës i afrohet të pesëdhjetave, ajo është më e lumtur se kurrë që të punojë me trupin e saj.
“Më kujtohet që mendoja se nuk jam e dobët sa duhet. Nuk i vlerësoja fare format e mia kur isha 20 vjeç. Ndërsa tani them: Pa shih, trupin tim!”
Jlo thptë se vetëbesimi i rigjetur ka ardhur për shkak të ushtrimeve në palestër dhe të mësuarit që ta dojë trupin e vet ashtu si është. Mendohet që ylli i kinemasë punon në palestër përditë, ndërkohë që si e thotë vetë, “vazhdimishti them vetes sime se mosha është në mendje”.
Kuptohet pra, përse Jennifer e festoi vitin e fundit të të 40-ave plot stil, me shishe shampanje në Barbados dhe me një trup fantastik! / MeB