Thenie

“Mënyra se si njerëzit të trajtojnë ty, është Karma e tyre. Mënyra se si ti reagon, është Karma jote”

15 copëza urtësie nga Wayne Dyer

  1. “Nëse e ndryshon mënyrën se si sheh drejt gjërave, edhe gjërat që ti sheh, do të ndryshojnë”.
  2. “Mënyra se si njerëzit të trajtojnë ty, është Karma e tyre. Mënyra se si ti reagon, është Karma jote”.
  3. “Kur ti gjykon dikë, ti në fakt nuk e përkufizon atë, por përkufizon veten tënde”.
  4. “Ti nuk mund të jesh i vetmuar, nëse të pëlqen personi që të shoqëron në vetminë tënde”.
  5. “Konflikti nuk mund të mbijetojë dot pa pjesëmarrjen tënde”.
  6. “Ji i trishtuar, ose motivoje veten. Çdo gjë që duhet bërë, është gjithmonë zgjedhje e jotja”.
  7. “Bollëku nuk është diçka që ne e fitojmë. Është diçka që ne e mendojmë”.
  8. “Njerëzit e dashur jetojnë në një botë të dashur. Njerëzit e ligë jetojnë në një botë të ligë. Dhe bota është e njëjta për të dy”.
  9. “Do ta shohësh diçka të realizuar, kur ta besosh atë gjë”.
  10. “Shko drejt asaj që do tani. E ardhmja nuk i është premtuar askujt”.
  11. “Ti nuk mund ta kontrollosh dot gjithmonë çfarë ndodh jashtë teje. Por ti mund ta kontrollosh se çfarë ndodh brenda teje”.
  12. “Vlera e vetes vjen vetëm nga një gjë: të menduarit se ti ke vlera”.
  13. “Nëse beson se diçka do të shkojë mirë, do të të shfaqen mundësi në rrugën tënde. Nëse beson se nuk do të shkojë mirë, do të shohësh pengesa”.
  14. “Fillo ta shohësh veten si një shpirt me një trup, jo si një trup me një shpirt”.
  15. “Ti mund ta kesh bindur veten se të japësh është e pamundur, sepse ti ke shumë pak për veten tënde. Por nëse ti nuk je bujar, atëherë kur je në vështirësi, nuk ke për të qenë as atëherë kur të duket gjithçka e lehtë. Bujaria është në funksion të zemrës, jo të kuletës”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button