Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu dhimbjen e saj për tragjedinë e ndodhur në Francë dhe tha se është në krah të gjithë familjarëve të viktimave.
158 persona humbën jetën nga disa sulme terroriste.
Merkel tha se sulmi i djeshëm nuk do të ngelet pa përgjigje.
“Do t’i japim terroristëve atë që meritojnë, do t’i kundërpërgjigjemi, kjo është lufta e të gjitha Evropës dhe kjo do të jetë luftë më shumë se kurdoherë tjetër”, tha ajo.