Bota

Merkel: Do t’u japim terroristëve përgjigjen e merituar, kjo është lufta e gjithë Europës

Screen Shot 2015-11-14 at 09.39.26

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu dhimbjen e saj për tragjedinë e ndodhur në Francë dhe tha se është në krah të gjithë familjarëve të viktimave.

158 persona humbën jetën nga disa sulme terroriste.

Merkel tha se sulmi i djeshëm nuk do të ngelet pa përgjigje.

“Do t’i japim terroristëve atë që meritojnë, do t’i kundërpërgjigjemi, kjo është lufta e të gjitha Evropës dhe kjo do të jetë luftë më shumë se kurdoherë tjetër”,­ tha ajo.

Leave a Reply

Back to top button