- “Askush nuk mund t’i heqë dot rrudhat nga balli im, të shtuara përgjatë momenteve më të bukura të jetës sime; apo rrudhat përreth gojës sime që tregojnë se kam qeshur dhe kam puthur; as lëkurën e rrudhur poshtë syve të mi, sepse ajo shtë kujtimi se sa shumë kam qarë në vite. Këto janë vetëm gjërat e mia dhe janë të bukura”.
- “Veprimet e mia janë ato që më përfaqësojnë si një qenie njerëzore, dhe jo fjalët e mia”.
- “Gjërat që të falin kënaqësi të mëdha, nuk arrihen lehtësisht”.
- “Familja ime vjen e para, ka qenë përherë dhe do të mbetet përherë kështu”.
- “Mos e ngatërroni faktin e të pasurit të një diplome me edukimin. Titulli është një rol, ndërsa edukata e vërtetë është të përgjigjesh, kur dikush të thotë: “Mirëdita””.
- “Dhurata më e madhe e qenieve njerëzore është fuqia e empatisë”.
- “Vendos përherë bindjen tënde në të gjitha fushat e jetës tënde, vendos zemrën në punë dhe prit më të mirën nga të gjithë”.
- “Në fund, ajo që ka rëndësi, është ajo që ti ndjen. Jo ajo çfarë të ka thënë mamaja jote. Jo ajo që të ka thënë një aktore tjetër. Nuk është ajo që të kanë thënë të tjerët, por ai zëri i dobët që flet brenda teje”.
- “Do të preferoja të isha një rebele, se sa një skllave. U bëj thirrje grave të rebelohen”.
- “Nëse ke një tru, duhet ta përdorësh”.
- “Disa njerëz janë plot me mëshirë dhe me dëshirë për të bërë mirë, të tjerë besojnë se asgjë nuk e bën diferencën”.
- “Duhet ta pranosh se do të plakesh. Jeta është e vlefshme dhe kur të humbasësh shumë persona, do ta kuptosh se çdo ditë është një dhuratë”.
- “Femër: Mos u shqetëso për aspektin tënd fizik. Ajo që të ndryshon prej të tjerëve, është forca brenda teje”.
- “Amësia ka një efekt mjaft njerëzor. Gjithçka reduktohet në esencën e vetë”.
- “Duhet të vazhdosh të bësh atë që po bën. Një nga leksionet më të rëndësishme që kam mësuar nga bashkëshorti im, është se përherë më thotë, ec përpara, fillo nga fillimi”.
1 minute read