Motivuese

Mesazh motivues për çdo femër që po lufton me kancerin nga një luftëtare, e cila që ia doli mbanë

“U operova në vitin 2015, kisha kancer gjiri. Kisha shumë frikë, por doja të shkoja vetëm në operacion. Gjithçka shkoi mirë, mirëpo meqënëse i kisha lënë pas dore, siç më thanë mjekët,  ishin zhvilluar dy tumore. Dy sarkoma malinje, njëra djathtas dhe tjetra majtas. Për atë djathtas nuk kisha ndjerë asgjë, ndaj ndoshta mund ta besoj se isha me vonesë. Gjithsesi nuk kisha çfarë të bëja. Duhet ta pranoja realitetin tim. Nëse diçka të bie për pjesë, nuk të mbetet gjë tjetër veçse ta pranosh dhe të vazhdosh përpara. Nuk ke zgjedhje tjetër.

Në sallën e operacionit, ndërsa isha shtrirë, i kërkova kirurgut të bënte një kontroll të mirë. Nuk doja më të përballesha me një traumë të tillë sërish në të ardhmen dhe për këtë gjë arrin të më kuptojë vetëm dikush që ka kaluar një tumor. Ndien një stres që nuk mund të përshkruhet me fjalë, por në fund të operacionit kisha vetëm një synim. Të arrija të paktën moshën 80 vjeçare.

Askush në familje nuk kishte ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare, unë do të isha më e vogla do të konsiderohesha si më pak luftarakja. Mendoj ndonjëherë nënën time, e cila hante, pinte duhan, pinte alkool, nuk shkoi ndonjëherë te dentisti, dhe ndërroi jetë në moshën 99 vjeçare. E konsideroj veten me fat që kam kaluar kancer në moshë të madhe, sepse kur mendoj për femrat më të reja që po përballen me këtë armik të tmerrshëm dhe janë në gjendje të rëndë, më vjen tmerrësisht keq. Përpiqem t’i ndihmoj, të bëj gallata përpara tyre dhe kjo ndonjëherë i ndihmon, por e di se thellë brenda vetes ato vuajnë pamasë, ashtu si unë dikur. Iu them të gjitha femrave se jeta është shumë e shtrenjtë. Mos u dorëzoni. Ju meritoni të jetoni. Mendoni për ata që ju duan, nuk e meritojnë t’ju humbasin kaq herët”. – Mara Maionchi

Back to top button