Psikologji

Mesazh për çdo femër nga Federica Pellegrini: “Falenderojini ata që kanë besuar tek ju”

“Nuk i jam shmangur kurrë krahasimeve. Di se kam një karakter të fortë dhe nuk turpërohem për këtë gjë. Kam luftuar gjithmonë për gjërat që kam besuar, e kam ekspozuar veten dhe i kam mbrojtur njerëzit që dua, duke paguar shpesh edhe pasojat, por kjo është pjesë e lojës së jetës. Por ka diçka që më ka bërë të reflektoj në mënyrë të veçantë, në gjithë këto vite që kam konkurruar kundër femrave, pse më kanë krahasuar më tepër me meshkujt?

Sepse burrat më prisnin gjithmonë tek porta për të ditur nëse kisha fituar apo kisha humbur. Nëse dështoja, isha një atlete dështake. Nëse qëndroja në këmbë dhe fitoja, isha si një princeshë e vendosur në piedestal, por që vëmendja nuk zgjaste shumë.  Ndërsa për meshkujt, kur fitojnë janë krenarë dhe kanë vëmendje më të zgjatur. Ndaj dhe meshkujt janë gjithmonë në pritje të dështimit të femrave.

Meshkuj të tillë e gjykonin shpesh jetën time, edhe atë private, pasi nëse je një atlet mashkull dhe ke një lidhje, atëherë mbahesh si tërheqës dhe të vlerësojnë. Nëse je një atlete femër dhe ke lidhje me një mashkull, të konsiderojnë si “ngrënëse burrash”. “Gruaja që ha burrat”, kështu më kanë etiketuar.

Kur isha 16 vjeçe në Lojërat Olimpike, isha në luftë të brendshme me veten për aknet në fytyrë, si çdo adoleshente në atë moshë, por komentatorët nisnin me opinione se mund të ishte faji i testosteronit të lartë. Burrat kanë gjithmonë “të drejtën e fitores”, sepse të gjitha sportet që femrat kanë filluar t’i praktikojnë, sipas tyre, i kanë praktikuar ata fillimisht, i kanë shpikur dhe i kanë perfeksionuar ata. Sportet e rëndësishme sipas tyre, janë sportet e meshkujve.

Prandaj vjen një moment ku çdo femër duhet të bëjë një bilanc të meshkujve që ka përreth. Atyre që kënaqen me të metat apo dështimet tuaja, lërini të kënaqen. Mos u mërzitni, largohuni prej tyre. Të tjerëve, atyre që kanë besuar tek ju, tek forca dhe bukuria juaj, thojini “Faleminderit”. Janë meshkuj të tillë ata që kanë rëndësi për çdo femër”. – Federica Pellegrini

Back to top button