Ecni me guxim në drejtim të ëndrrave tuaja. Qëndroni të fortë dhe tregojani botës se sa të fortë jeni. Kur bota t’ju godasë, gjeni një arsye për t’u ngritur përsëri. Asnjëherë mos hiqni dorë nga suksesi. Duhet ta kuptoni se nuk ka gjë të rëndësishme që të vijë lehtë në jetë, çdo gjë me vlerë kërkon mundim dhe sakrificë. Ndaj përpiquni, përpiquni dhe vetëm përpiquni. Ushqejeni mendjen tuaj me suksese, jo me dështime.
Mos harroni, e vetmja mënyrë për të dështuar është nëse dorëzoheni. Sa herë që dështoni, ju i afroheni një hap më pranë suksesit. Ndaj mos e shihni dështimin si humbje, është një fitore e madhe pasi është leksioni më i mirë që ju nxit drejt rrugës së suksesit.
Ju nuk keni pse të keni frikë; ju jeni guximtare dhe nuk jeni të dobët; jeni të fuqishem dhe nuk jeni të zakonshëm, ju jeni të shquar. Mos u tërhiqni në synimin tuaj për të arritur diçka, mos u dorëzoni. Nëse mendoni për ngjarjet e shkuara të jetës suaj, mos u pendoni. Besoni në veten tuaj, besoni në të ardhmen tuaj, ju keni për ta gjetur rrugën tuaj.
Brenda jush po digjet një zjarr që është shumë i fortë; po pret të digjet në mënyrë të shkëlqyer. Ju keni për qëllim të bëni gjëra të mëdha. Ndjekja e ëndrrave tuaja mund të jetë edhe tmerruese, po aq sa edhe emocionuese.
Guximi përballet përherë me frikën. Frika nga dështimi e ndalon pjesën më të madhe të njerëzve për tëecur përpara në jetë. Nuk keni pse të jeni si shumica e njerëzve. Këmbëngulni dhe bindini të tjerët për planet tuaja, pasi ato janë të vërteta. Askush nuk mund ta bëjë këtë përveç jush. Askush nuk ka pse t’jupengojë në ëndrrat tuaja, përveç rasteve kur e lejoni vetë.
Shumica e njerëzve të urojnë vetëm kur shohin diçka të dukshme; ju jeni duke krijuar diçka që nuk ekzistonte më pare, ndaj mos u mërzisni nëse urimet vonojnë. Ajo që doni të arrini, është diçka e guximshme, e bukur dhe jeni duke e bërë vetë ju për veten tuaj. Jepni më të mirën tuaj, dhe ëndrrat tuaja do të vijnë në jetë. Suksesi është i juaji.
Shkoni pas ëndrrat tuaja; është rradha juaj.