Të gjithë e duan Beyonce, apo jo?
Kështu që, kur mundësia erdhi për të bërë një kushtim të veçantë për yllin, me rastin e ditëlindjes së saj të 36-të, ish-zonja e parë, Michlle Obama nuk do të donte kurrësesi ta humbiste.
Zonja Obama ishte në mesin e 18 miqve dhe bashkëpunëtorëve të yllit që e imituan këngëtaren, në një pozë të famshme nga videoja e saj “Formation. Imazhet janë postuar në faqen zyrtare të Beyonce.
Përveç Znj. Obama, midis atyre që morën pjesë ishin Serena Uilliams, Tina Knoules, dhe anëtaret e “Destiny’s Child”, Kelly Rouland dhe Michelle Uilliams.
Të gjitha mbanin një kapelë të zezë të gjerë, dhe veshje identike me këngëtaren e famshme.
Para fotografisë, rapper Jay-Z udhëhoqi turmën në Festivalin Made in America në Filadelfia për të kënduar “Happy Birthday” për bashkëshorten e tij. / Bota.al