Uncategorized

Mintingu i planifikuar nga Trump është “rrezik”, paralajmëron eksperti i shëndetësisë

Mitingu i planifikuar këtë fundjavë nga Presidentit Amerikan Donald Trump, në Tulsa, Oklahoma, është “rrezik i madh”, tha një mjek të martën.

Tubimi pritet të tërheqë një pjesëmarrje rekord pavarësisht rreziqeve të përhapjes së koronavirusit. Administrata ka thënë se do të shpërndajë dezifektant për duart dhe do t’u japë maska pjesmarrësve, por nuk janë të detyruar që t’i vendosin ato.

“Ajo që Trump po bën në Tulsa është vepër kriminale,”  tha Dr. Jonathan Reiner, një kardiolog dhe profesor i mjekësisë në Universitetin George Washington. “Ai qëllimisht po i ekspozon njerëzit në rrezikun e marrjes së një virusi vdekjeprurës vetëm për një set fotografik. Ai po rrezikon shëndetin e njerëzve për një foto propagandistike, ”tha Reiner.

“Presidenti ka nevojë për shumë njerëz, dëshiron që vetëm ta bëjë atë fotografi dhe salla të mos jetë bosh atij nuk i intereson se çfarë ndodh me njerëzit që do të marrin pjesë në tubimin e tij,” shtoi ai. “Unë i lutem njerëzve në Tulsa, mos shkoni atje. Shikojeni në television mitingun. Shikojeni Presidentin … dhe jini të sigurt në shtëpi. Mos shko.”CNN / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button