Thenie

“Miqësia, më tepër se sa intimitet, është respekt”. Thënie nga Roberto Gervaso

“Kush nuk është pronar i vetes, përfundon shërbëtor i të tjerëve”.

“20 vitet e para të jetës duken më të bukura, kur je 40 vjeç, se sa kur je 20 vjeç”.

“Ajo që më ndalon të shkruaj një kryevepër, është frika se do të më kërkojnë shumë shpejt një kryevepër tjetër”.

“Njeriu: Një mikrob plot me probleme”.

“Ka meshkuj aq inteligjentë, saqë është më mirë të mos i kuptosh”.

“Jeta është më tepër monotoni, se sa aventurë. Përfundon gjithmonë në të njëjtën mënyrë”.

“Iluzionet na ndihmojnë të jetojmë, zhgënjimet të vdesim”.

“Liria e mendimit është e drejta për të thënë e për të shkruar atë që mendon, si dhe e drejta për të dëgjuar dhe lexuar atë që mendojnë të tjerët”.

“Mundet të jetohet me të tjerët, por mund të mbijetosh vetëm me veten”.

“Nuk mund të jesh asnjëherë i lumtur, ndërkohë që je i martuar. Ose je i lumtur, ose je i martuar”.

“Kam nostalgji për të shkuarën, por nuk do të kthehesha asnjëherë pas”.

“Miqësia, më tepër se sa intimitet, është respekt”.

“Jeta është një aventurë me një fillim të vendosur prej të tjerëve, me një fund të padëshiruar nga ne dhe me vendime të ndërmjetme të zgjedhura sipas rastit”.

Back to top button