1.Vëllezër jemi, por miq s’jemi.
2.Armiku që zbulon gabimet tuaja, është më i dobishëm se miku që i fsheh ato.
3.Ari njihet në zjarr, miku në nevojë.
4.Miqtë e vërtetë qajnë kur ti ikën, miqtë e rremë ikin kur ti qan.
5.Miqësia e mirë, hesapin e dlirë.
6.Është më e lehtë të falësh një armik, se sa të falësh një mik.
7.Tek miku ankohu, tek armiku lavdërohu.
8.Miqësia e bazuar në biznes është më e mirë se biznesi i bazuar në miqësi.
9.Më mirë një armik me mend, se sa një mik i marrë.
10. Dy gjëra duhet të ketë frikë dikush: zilinë e miqve të tij dhe urrejtjen e armiqve të tij.
11.Zoti më ruaj prej mikut, se prej armikut ruhem vetë.
12.Armiku të shikon ndër këmbë, miku të shikon në sy.
13.Miqtë e vjetër janë flori, ndërsa të rinjtë argjend.
14.Ai mik që s’mund të të ndihmojë, si armik mund të turpërojë.
15.Më mirë një mik se sa një çiflik.
16.Dashuria pyet miqësinë: “Çfarë po bën atje?”
Miqësia i përgjigjet: “Po bëj të qesh atë që ti i bëre të qajë.”