Thenie

“Mirësia e një babai është më e lartë se mali. Mirësia e një nëne është më e thellë se oqeani”

Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta dedikuar prindërve, atyre që na kanë dhënë jetën e që duhet t’u jemi falenderues çdo ditë të jetës sonë.

“Mirësia e një babai është më e lartë se mali. Mirësia e një nëne është më e thellë se oqeani”. – proverbë japoneze

“Dashuria mund ta ndryshojë një person ashtu siç një prind mund të ndryshojë një fëmijë – në mënyrë të sikletshme dhe shpesh me një rrëmujë të madhe”. – Lemony Snicket

“Të humbasësh njërin prind, mund të konsiderohet si një fatkeqësi; humbja e të dyve duket si pakujdesi”. – Oscar Wilde

“Ka diçka të lezetshme për nënat dhe baballarët. Edhe kur vetë fëmija i tyre është qenia më e neveritshme që mund të imagjinoni ndonjëherë, ata ende mendojnë se ai është i mrekullueshëm”. – Roald Dahl

“Prindërit nuk janë të interesuar për drejtësinë, ata janë të interesuar për paqen dhe qetësinë”. – Bill Cosby

“Pas çdo fëmije që beson tek vetja, qëndron një prind që ka besuar fillimisht tek ai fëmijë”. – Matthew Jacobson

“Një baba i mirë është burimi i frymëzimit dhe vetëkontrollit. Një nënë e mirë është burimi i mirësisë dhe përulësisë”. – Dr. T. P. Chia

“Nuk mund ta kuptosh asnjëherë se sa të duan prindërit, deri në momentin që do të duash fëmijën tënd”. – Jennifer Hudson

“Të humbasësh një prind është një dhimbje e pallogaritshme. Sepse askush nuk mund të të dojë njësoj serish”. – Brenda Ueland

“Rregulli i artë i prindërimit është t’i tregosh gjithmonë fëmijës tënd personin që dëshiron të bëhet”. – Elizabeth Roxas

Back to top button