Horizonti.al

Mistere arkeologjike që mund të mos zgjidhen kurrë: Vijat e Sajamas

Screen Shot 2016-07-10 at 08.04.14Çdokush që është i impresionuar me Vijat e Nazkas apo Paracas Candelabra, duhet të mësojë mbi vijat e Sajamas në Bolivi. Ata, gjithashtu, janë një koleksion i linjave të gdhendura në tokë, por lënë në hije gjeoglifet e tjera për shkak të hapësirës që zënë. Sajama ka mijëra, ndoshta edhe dhjetëra e mijëra vijash të ndryshme që shkojnë nga 1-3 metra në gjerësi dhe mund të jenë deri 18 kilometra të gjata.

Ato mbulojnë një sipërfaqe prej gati 7500 metrash – afërsisht 15 herë më të mëdha se sa vijat e famshme të Nazkas. Me gjithë shkallën e tyre gjigante, deri tani ka patur shumë pak studime mbi to. Madhësia e vërtetë e rrjetit ka qenë shumë e vështirë për të vlerësuar deri kohët e fundit, kur u publikuan imazhet satelitore. Vijat janë çuditërisht të drejta, pavarësisht gjatësisë së tyre, pengesave natyrore dhe topografisë së thyer të zonës.

Nuk është zbuluar asnjë e dhënë mbi detajet e ndërtimit të  tyre, por ato kanë më shumë gjasa të jenë parahistorike, të ndërtuara përgjatë shumë brezave. Qëllimi i tyre mbetet ende një mister. Ato mund të jenë përdorur për të udhëzuar pelegrinët, mund të kenë shenjuar kullat e varrimit, apo kenë patur një lloj rëndësie astronomike./bota.al

Leave a Reply

Back to top button