Mistere

Misteret e Che Guevarës: Pesë gjëra që duhet të dini për heroin e revolucioneve

Screen Shot 2015-10-10 at 11.30.24

Bëhen 48 vjet nga vrasja e Ernesto Che Guevarës, revolucionari që frymëzoi breza të tëra.

Che u ekzekutua në 9 tetor të vitit 1967 në La Higuera, Bolivi.

Trupi i tij prehet në Mauzoleun e ndërtuar enkas për të në Santa Clara, Kubë.

Megjithëse ka kaluar thuajse gjysëm shekulli nga vdekja e tij ka disa gjëra që ngelen ende mister rreth tij.

Ja pesë gjërat që duhet të dini për Che Guevarën:

1.Nga vjen nofka ‘Che’. Argjentinasi Ernesto Guevara de la Serna i mbiquajt “Che” nga shokët e tij kubanezë gjatë luftës në Guatemala pasi Guevara përdorte shpesh fjalën “Che” pa ndonjë motiv të caktuar. Në Argjentinë kjo fjalë përdoret zakonisht për t’i tërhequr vëmendjen bashkëbiseduesit.

2.Si u bë e njohur fotoje tij simbol. “Luftëtari Heroik”, kështu quhet kjo foto e Guevarës e cila është foto më e shpërndarë e tij nëpër botë. Fotografi që realizoi foton në Havana në 1960, Alberto Diaz Gutierrez nuk përfitoi asgjë nga kjo foto. Ai ja dhuroi në 1967 botuesit milanez Giangacomo Feltrinelli i cili e vuri kopertinë të albumit “Ditar në Bolivi”. Më pas fotoja u shpërnda me një shpejtësi marramendëse.

3.Ai kishte edhe nofkën “Fuser”. “I furishmi Serna”, një epitet që kishte shkurtimin Fuser. Kombinim mes nofkës dhe mbiemrit të tij. Kjo nofkë iu vu gjatë rinisë së tij kur luante ragbi në San Isidor. Ai ishte një lojtar i shpejtë dhe kishte një ulërimë të veçantë gjatë sulmeve në fushën e blertë. “Do të lë sportin kur të kem vdekur”, ishte shprehja e tij e preferuar. Ai gjithashtu pëlqentë edhe basketbollin, bejsbollin dhe kanotazhin.

4.Ku ishte Guevara më i fortë se Fidel Kastro? Guevara kishte një pasion të çmendur edhe ëpr shahun. Ai ishte stërvitur nga kampioni kilen Rene Letelier. Guevara luante shumë shpesh me Fidelin në male gjatë kohës së revolucionit por dëshmitarët thonë se lideri kubanez nuk ishte në lartësinë e Guevarës.

5.Përse quhet një prej filmave për Guevarën “Ditari i motoçikletave”? Sepse Guevara e kishte pikë të dobët motoçikletën. Ai përshkoi gjithë Argjentintën, Kilin, Perunë dhe Kolumbinë për të shkuar në një qendër ku trajtoheshin lebrozët për t’i ndihmuar. Ai idhte një adhurues i motoçikletave dhe nuk linte rast pa i hipur./gazetatema.net

Leave a Reply

Back to top button