Enciklopedike

Misteret e Déjà Vu-së: Një “lëmsh” i ndjenjave dhe kujtesës?

Screen Shot 2016-06-21 at 15.59.26Kjo hipotezë përpiqet ta shpjegojë déjà vu-në duke e lidhur atë me pikëndvështrimet tona shqisore. Një eksperiment i famshëm psikologji, studimi Grant et al, tregon se kujtesa jonë është e varur nga konteksti, që do të thotë se ne mund t’i kujtojmë më mirë informacionet kur i vendosim në po atë mjedis ku i kemi studiuar. Kjo gjë ndihmon për të shpjeguar déjà vu-në, duke treguar se stimujt në mjedis mund të provokojnë kollaj një kujtim. Një pamje apo aromë e caktuar mund të nxisë të pandërgjegjshmen tonë që të kujtojë një kohë kur kemi parë apo dëgjuar të njëjtën gjë. Kjo do të shpjegonte gjithashtu përse ndodhin të njëjtat përvoja të déjà vu-së. Kur ne kujtojmë një gjë, ajo rrit forcën e shtigjeve të neuroneve, që do të thotë se jemi më të prirur të kujtojmë një gjë, të cilën e mendojmë në mënyrë të përsëritur. Megjithatë, kjo teori nuk ofron një shpjegim përse déjà vu-ja ndodh kur njeriu që e përjeton nuk sheh asnjë prej stimujve që përfshihen në déjà vu. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button