Shkence

Misteret e sistemit diellor, që prishin planet e shkencëtarëve më të mirë: Rrufeja e errët

Screen Shot 2015-07-02 at 00.31.32

Edhe pse besohet se rreziku është i vogël, ju mund të jeni goditur tashmë nga rrufeja e errët- dhe rrezet e saj të antimateries – pa e ditur atë. Rrufeja e errët, njihet ndryshe edhe si “drita tokësore e rrezeve gama”. Stuhitë jo vetëm që prodhojnë energji elektrike me anë të rrufeve të dukshme, ato gjithashtu prodhojnë rreze të fuqishme, përmes rrufeve të errta dhe të heshtura, që janë thuajse të padukshme. Emetimet e rrezeve Gama, janë të lidhura në mënyrë tipike me shpërthimet bërthamore, vrimat e zeza supermasive, dhe supernovat. Pra, është një surprizë zbulimi, se këto emetime vijnë pikërisht nga stuhitë. Ndërsa rrufetë e dukshme lëvizin nga reja në re, ose ndërmjet reve dhe tokës përmes formimit të vetëtimave, rrufetë e errëta fluturojnë lart në të gjitha drejtimet drejt hapësirës, ​​duke përfshirë edhe hapësirën ajrore, ku udhëtojnë avionët tregtarë.

Nëse jeni që person që udhëton rregullisht në avion, mund të infektoheni nga ky rrezatim më shpesh sesa mund ta kuptosh. Ne gjithashtu dime, se rrufeja e errët vjell në hapësirë pozitrone, ekuivalenti i elektroneve tek antimateria. Shkencëtarët besojnë se doza juaj e rrezatimit nga goditja e një rrufeje të tillë, është ndoshta e barabartë me kryerjen e një skaneri, por ata nuk janë të sigurtë për këtë.

Nëse ju merrni mjaftueshëm rrezatim një herë, trupi juaj mund të jetë dëmtuar nga rrufeja e errët. Por ju nuk do të pësoni dëmet e dukshme, që shkaktohen nga goditja e drejtpërdrejtë e një rrufeje të dukshme.

Rreziku për t’u goditur nga rrufeja e errët është i vogël, sepse pilotët e avionëve përpiqen të shmangin fluturimin përmes stuhive. “Doza nuk duket se arrin asnjëherë nivele vërtetë të rrezikshme”-thotë fizikanti Xhozef Duajer. “Rrezatimi nga rrufeja e errët, nuk është diçka për të cilën njerëzit duhet të jenë të frikësuar, dhe kjo nuk është një arsye për të shmangur fluturimin. Unë nuk e kam problem të hip në avion me fëmijët e mi”- shton ai.

Ka shumë gjëra që ne nuk dimë mbi rrufenë e errët. Ndonëse besojmë se ajo prodhohet kur elektronet me energji të lartë thyhen tek molekulat e ajrit gjatë një stuhie, ne nuk e dimë saktësisht sesi rrufeja e dukshme dhe ajo e errët, janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ne gjithashtu nuk jemi të sigurtë, sesa shpesh ndodhin rrufetë e errëta, ose nëse dikush ka qenë ndonjëherë i goditur prej tyre./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button