Çdo tip thërrmije ka një binjake të vetën “negative”(e njëjta masë, por ngarkesë elektrike e kundërt). Në teori, me Big Bangun, janë krijuar sasi të barabarta. Megjithatë … antimateria është versioni në pasqyrë i materies nga e cila jemi bërë: një antiproton ka të njëjtën masë të një protoni që gjendet në atome, por ngarkesë elektrike negative, dhe jo pozitive. Positroni është version me ngarkesë pozitive e elektronit, e kështu me rradhë. Thërrmija dhe antithërrmija, kur takohen shkatërrohen, duke gjeneruar shkëndija energjie.
ÇEKUILIBRI FILLESTAR. Në teori Universi nuk duhet të ketë preferenca, dhe nga Big Bangu duhet të kishin lindur materie dhe antimaterie në të njëjtën masë. Por nuk është kështu: në kozmosin që vëzhgojmë, antimateria praktikisht mungon. Përse? Shumë dyshojnë që çelësi i misterit fshihet në neutronet e pakapshme, thërrmija fantazmë që ndërveprojnë pakëz me materien dhe janë kështu të vështira për t’u matur. Dyshohet që në disa procese radioaktive, këto thërrmija favorizojnë materien në dëm të antimateries. Kjo në Universin primitiv, do të kishte mjaftuar të krijonte një bilanc pozitiv materieje, e cila do t’i kishte mbijetuar shkatërrimit pas përplasjes me “negativen” e saj./Bota.al