Sipas historianit Peter Heather “ne nuk e dimë se çfarë gjuhe flisnit Hunët dhe ndoshta kurrë nuk do ta dimë”. Shumë besojnë se ajo e Hunëve ishte një gjuhë turke. Megjithatë, në kohën e zgjerimit të Hunëve, kjo familje gjuhe ishte e kufizuar në Azinë Qendrore dhe Lindore. Studiuesit janë përpjekur që të analizojnë gjuhën e Hunëve përmes emrave të popujve, vendeve dhe fiseve. Megjithatë, shumica e këtyre vjen nga një periudhë kur gjuha gjermanike ishte bërë lingua franca e Hunëve.
Në analet kineze thuhet se gjuha e Hunëve ishte shumë e ngjashme me gjuhën e Tolëve, një fis turk. Studiuesit modernë kinezë e përcaktojnë atë si një gjuhë “proto-altaike”. Bizantinët pohonin se gjuha e Hunëve ishte e njëjtë me gjuhën e avarëve, bullgarëve, dhe szeklerëve, ku këta të fundit pretendojnë prejardhjen nga Hunët evropianë. Të tjerë besojnë se sllavo-folësit janë trashëgimtarët e vërtetë të Hunëve. Realiteti është se gjuha enigmatike e Hunëve ruhet mes shumë gjuhëve të stepave Euroaziatike. /bota.al