Midis viteve 300 dhe 450 pas, një grup misterioz luftëtarësh të stepave, të njohur si Xiongnu terrorizuan Kinën. Pushtimet e përsëritura të këtyre barbarëve nxitën ndërtimin e fortifikimeve që më vonë do të bëheshin Muri i Madh. Edhe sot e kësaj dite, identiteti i Xiongnuve mbetet një mister. Teoria mbizotëruese thotë se ata ishin Mongolë siberianë. Të tjerë besojnë se ata ishin ose turkë, ose tokarianë, ose vinin nga Uralet, ose ndonjë përzierje e të gjitha këtyre.
Një teori thotë se emrat “Xiongnu” dhe “Hun” kanë të njëjtën origjinë. në vitin 129 pes, shpërtheu lufta midis Xiongnu dhe Perandorisë Han. Përfundimisht, Han fitoi, duke destabilizuar mbretërinë e fqinjëve të tyre veriorë. Xiongnu u përball me luftë civile, mes viteve 60 dhe 53 pes. Në vitin 89, pas Betejës së IKH Bajan, Xiongnu jugore u bë pjesë e Perandorisë Han, ndërsa Xiongnu veriorë u dëbuan nga Mongolia. Disa besojnë se ata vazhduan në perëndim, ku u bënë hunët. /bota.al