Enciklopedike

Misteri / Si një kokrrizë rëre mund të zhdukë një mal?

Rëra ka gërryer shkëmbinjtë e Monument Valley në Utah për 50 milionë vite, që do të thotë se pllaja është gërryer në 1.900 metra, nga lartësia e tij origjinale prej 2.100 metrash. Format e çuditshme të formuara janë krijuar aty për shkak se shkëmb i fortë është gërryer nga erozioni. Por, në disa milionë vjet, ajo duhej të ishte tërësisht e sheshtë.

Asnjë varg malor apo masë shkëmbore nuk mund të mbijetojë, kur rëra lëshohet me të gjithë fuqinë e saj shkatërruese. Erozioni dhe kushtet klimaterike, janë pjesë e një cikli të gjerë botëror, që sheshon çdo majë mali. Rërë udhëton përmes erërave, që fryjnë gjithmonë në të njëjtin drejtim. Kjo do të thotë se kokrrizat e kuarcit (kuarci është vetëm 3 gradë më poshtë se diamanti në shkallën Mohs të ngurtësinë së mineraleve) janë ngjitur kundër shkëmbinjve si me zamkë.

Dhe rëra gjithashtu përdor një truk të zgjuar, për të formësuar peizazhin – energjinë elektrike. Fizikantët amerikanë zbuluan se kur grimcat e bartura nga era godasin shkëmbin, ato formojnë një fushë elektrike që tërheq grimcat e tjera të rërës nga sipërfaqja. Era nuk është metoda e vetme natyrale për transportimin e rërës – detet dhe lumenjtë mbajnë sasi të mëdha sedimentesh dhe formën e peizazheve si Kanioni i Madh dhe Kanioni i Antilopës në Arizonza të SHBA-së. Por ndikimi i rërës së përshpejtuar nga era, është 2.000 herë më i madh. Dhe ndryshe nga uji, era mund të udhëtojë edhe në pikat më të larta. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button