Duke e shpallur veten të aftë si në thirrjen e shpirtrave, ashtu edhe kthimin e metaleve bazë në ar, Sër Eduard Kellei qe mjaft popullor brenda qarqeve okulte, ndërsa u bë një këshilltar i besuar i mbretërve. Duke punuar së bashku me Xhon Di, Kellej e bindi Evropën se vizionet e tij do ta çonin atë dhe kolegët e tij alkimistë drejt Gurit Filozofik. Pas fitoi titullin e kalorësit, ndërsa jetonte në kujdesin e perandorit gjerman Rudolfi II, Kellej pohoi se kishte transformuar me sukses gurin në ar.
Fatkeqësisht, ai nuk kishte prova. Për këtë arsye, Rudoldi u zemërua dhe e burgosi në një kështjellë jashtë Pragës, derisa të mund të jepte fakte mbi pretendimin e tij të bujshëm. Pas një përpjekje të pasuksesshme për t’u arratisur, që rezultoi edhe me një këmbë të thyer, Kellej vdiq në burg në vitin 1598, i rrethuar nga i njëjti gur që kishte dështuar për ta transformuar në ar. /bota.al