Perandoria perse mund të jetë ndërtuar mbi pushtimet, por në krahasim me paraardhëset e saj në Lindjen e Afërme ose me Aleksandrin e Madh, ishte në thelb paqësore në natyrë. Arti persian, në përgjithësi, nuk na tregon rebelë që përulen para mbretit, por imazhe të popujve të perandorisë që ofrojnë nënshtrimin e tyre, të lumtur e të gëzuar. Histori të mbretërve – ose, më shpesh, grave dhe nënave të tyre – që shkaktonin tortura dhe vdekje të tmerrshme ndaj atyre që i shihnin si rivalë për fronin, janë produkt i paragjykimeve greke dhe shpifjeve.
Realiteti
Është e rëndësishme të mos mashtrohemi nga imazhi që mbretërit persë donin të përcillnin. Imazhet e artit persian sugjerojnë një pashmangshmëri dhe një përjetshmëri në fuqinë e tyre. Por nuk duhet të kemi asnjë dyshim, për kërcënimin me forcë brutale nën sipërfaqen e qetë, ose kënaqësinë që mbreti gjente tek pushtimi në vetvete. “Në qoftë se ju tani do të mendoni” thoshte mbreti persian, Dari, në një mbishkrim: “sa janë vendet që kontrollonte Dari?” shikoni skulpturat e atyre që mbajnë fronin … atëherë do ju bëhet e ditur: Një Pers ka bërë beteja e luftëra shumë larg nga Persia”.
Sa për rrëfimet me tortura mizore, ne mund të mbështetemi vetëm tek probabiliteti. Historia na tregon për shumë monarki, në të cilat mungesa e llogaridhënies shkakton dhunë ekstreme. A mund ta përjashtojmë këtu edhe Persinë e lashtë? / bota.al